Cili është vendi më i mirë në botë për pensionistët?

Kultura

Cili është vendi më i mirë në botë për pensionistët?

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:22
Ilustrim

Sipas World Economic Forum (Forumi Botëror i Ekonomisë) thuhet që Kosta Rika është vendi më i mirë, apo më i përshtatshëm për pensionistët, pasi ajo ofron kushtet më të mira. Cilat janë ato?

Përpos faktit që ka natyrë të bukur, të paprekur nga kapitalizmi i egër, atje kushtet e jetesës janë tejet të lira dhe është e kapluar nga një atmosferë tropikale.

Kushton rreth 500 dollarë në muaj qiraja për një banesë me dy dhoma. Një shtëpi me pamje nga deti, kushton më pak se 200 mijë dollarë, më lirë se në çdo vend në të tre amerikat.

Ushqimi javor për dy persona kushton mesatarisht rreth 20-25 dollarë, 25% e territorit të Kosta Rikës është e mbrojtur nën kategorinë e bukurive natyrore.

WEF tregon që shumica e energjisë në Kosta Rika është e ripërtëritshme, gjë që e ndihmon jetesën në ajër të pastër. Avantazhe të tjera janë niveli shumë i ulët i krimit, mjekësia e avancuar dhe mikpritja si një vlerë e veçantë kulturore.

Mbi 16 mijë persona migruan në Kosta Rika në formë të përhershme, në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat