Deklarimi i pasurisë

Kultura

Deklarimi i pasurisë

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:55
Fatmir Lohja

Në mes të pyllit,në një vilë,pranë detit dallgë shumë, ilegalët filluan të vinin,në fshehtësi. Qetësinë e natës,për pak minuta,e prishën dritat e gjata,të autoveturave supër të shtrejta,dhe hapja e qepenëve të garazhdeve me telekomandë. Në odën e pritjes, u mblodhën katër zyrtarë të lartë,me dosje të rënda në duar. Gjoksin ja mundonte  e njëjta pyetje:” Si do të gënjenin në deklarimin e  pasurisë?”Shqetësimi nuk u vinte, se nuk dinin të plotësonin formularët .Të katërt, janë zyrtarë me profesionalizëm të lartë. Si asnjë vit më përpara, u kërkohej të deklaronin me imtësi ,pra edhe rracat e qenve, edhe të maceve.

Në moshë pothuajse janë barabar.Më saktë ,një brez zyrtarë,me ambicje të ndezura për pasuri. Eshtë rastësi që mbiemrat i kanë ofiqe fetar:”Hoxhaj, Priftaj, Dervishaj, Popaj.”Asnjëri nuk beson as në Perëndi,e as në bijt e tij.Në faltore shkojnë në ditët e festave fetare,sa për të dalë caza në televizor.

Si asnjëherë më përpara,në atë takim,nuk ishin të ftuar as gratë,as fëmijët,as bodiguardët,e as …..,sepse kërkonin qetësi dhe fshehtësi ilegale.

Besoj se nuk na pa njëri,- e hapi Hoxhaj,kur i pa miqtë, të rehatur në kolltukët e shtrejtë.

Këtu pranë, më ranë në sy dy katundarë ,- foli i shqetësuar Priftaj.

Mos u shqetësoni.I pashë edhe unë.I njoha mirë,janë rojet private,që ruajnë vilat rreth e qark,- u mundua t’i qetësonte Dervishaj.

È çfarë hallesh kemi ne,ndërsa ju shqetësoheni,nëse na panë,apo nuk na panë, katundarët.Ne kemi 15 vite që hyjmë e dalim në këtë perlë,në bregdetin Mesdhe. Na njohin të gjithë si; ne; gratë; fëmijët; jaranet; autoveturat  , ndonëse këto dy  të fundit i kemi ndërruar shpesh.- e preu Popaj, qaramanjen.

Filluan të shfletonin dosjet  me ngjyra  larushe të ndëzura,dhe fine si top-modele . Frëngu nuk i ka vlerësuar kot aq shtrejtë.Biseda që pak e vështirë në fillim. Shokë e miq ,për kry-kreje, por të tëra çapkënllëqet,në vënjen e pasurisë, nuk ia kanë treguar   shoqi-shoqit, madje as grave të reja,që i dritësojnë sokaqet,  me shtrejësinë, që kanë mbuluar trupat e brishtë.

Për të çliruar gjokset nga mllefi,e filluan ritualin me sharje, me mallkime për Qeverinë  dhe Komunitetin  Ndërkombëtar. Ja filluar nga robtë e shtëpisë, e deri në shuarje rrace.Nuk e kuptonin pse ju kërkonin  me imtësi, të dinin për pasurinë individuale!? Shkoj një gjysëm ore rituali, pa asnjë zënkë midis palëve. Halë në sy kishin ambasadorët e huaj ,të akredituar në Shqipëri.Diplomatët e nderuara,po të kishin dëgjuar sharjet e asaj nate,top-sekret, do ju kishte rënë, me siguri matematikore,  emoragji celebrale,në vend.E ndezën nga një puro Havane.Nga tymi i duhanit, dhe dritësimi erotik i ambientit ,me pak vështirësi u shihnin miqtë.Gotat ,e përgjysmuara me pije nga më të shtrejta ,nuk i pengonin aspak.

-Jemi mbledhur për të vendosur tok: Si do ta raportojmë këte banësë?Për të tjerat pasuri,siç kemi rënë dakort përherë,secili i del zot vetes me mjeshtëri, –e filloi Hoxhaj , ndadalë-ngadalë,pasi vuri në sy syzet e florijta.- Kemi investuar të katërt, për kokrrën e qejfit.E di xhepi ynë,se para janë hellur për këtë kështjellë. Asnjëherë  nuk e kemi deklaruar,ndonëse e shfrytëzojmë mbi pesëmbëdhjetë vite.Duhet të jemi serioz ,si t’i zbukurojmë letrat ,për të fshehur , investimet për tërë këtë katalla,që e kemi parë, me sytë tanë, nga 12 milje larg,kur jemi hardallisur me jaht.

- Vështirë është të fshihet minareje në thes,- u qa Priftaj.

- Kemi bërë budallallëk, që kemi rënë në sy,  me këtë investim,- foli i penduar Dervishaj.- Më mirë t’i kishim futur paratë në parajsat fiskale,që janë të fshehura  në dreqoll.

- “U ba ,ç’u ba,mos e cyt ma!” thotë elbasanlliu,-  jua kujtoi Popaj, thënjen popullore.- Edhe atje kam fshehur para.Këtë ndërtesë luksoze, sëbashku e menduam,se është në të mirë të atdheut tonë të dashur,dhe të fuqizimit të ortakërisë  sonë.

E filluan arsyetimin me kalem të mprehur hollë.Preventivi përfundimtar, diçka më shumë se dhjetë milion euro .I ndanë shpenzimet totale  me sira, në përqindje ,sipas praktikës së rastit: blerje trualli 10 ,ndërtim karabina 40 , mobilim e paisje për shfrytëzim 40,sistemim ambienti ,rreth e qark 10.Në total 100 për qind,të gjitha të paguara në kesh.Janë administrator nikoqir,se shifra mund të dyfishohej, ose trefishohej,nëse shtetit do ta ndërtonte me tendera.Rritja e vlerës , në investimet  shtetërore, është e lidhur si enë komunikuese , me babëzitjen e atij që shpall tenderin me elektronikë.

Objektin,në shitje e çmonin , asnjë  cent më pak ,se 60 miljon euro. Me ndërhyrjen e sekserëve, pranonin edhe më shumë.Me pagat e veta ,të bashkëshortëve dhe të dashurave,me borde e dhurata,të raportuara më përpara, nuk i mbulojnë shpenzimet faktike,as  për ruatjen dhe mirëmbajtjen e kalasë.Të gjitha këto shifra e bënin të vështirë misionin,për të cilin ishin grumbulluar,në qetësi dhe msheftësi.

Sipas zërave të preventivit,u bindën tok,  se nuk fshihnin ndonjë gjë të madhe ,për të ulur shifrat në deklarim,përkundrazi shifrat, të grupuara në atë mënyr,të fusnin frikën.U futën në analizën e kostos në ndërtim. Debatuan me zë të lartë në ndariet e për qindjeve.Nuk shkoi gjatë debatimi, kur u përcaktuan këto për qindje,se dëgjuan njërin që merrej me ndërtim.Ai, zotohej se do të thonte konkluzionet e veta, në fund:” Puntori 35 për qind , makineri e paisje  plus transport 15 për qind, bazëmateriale 35 për qind dhe strukturë kosto  15 për qind,në total ,100 për qind.”

Ndërtuesi e filloi nga fundi arsyetimin.Pesëmbëdhjet për qindëshi i strukturës së kostos, nxirrej nga hesapi i totales,me justifikimin e thjeshtë,sepse i kanë drejtuar punën vetë, dhe si pronar ,nuk e kanë  rënduar koston duke paguar vetveten. Arsyetimi u miratua në unitet.

Për, puntori në masën  35 për qind , dhe  shpenzimet për makineri e paisje  plus transport,në masën  15 për qind, nuk do raportohet,se do të emertohen  si punë në komunitet.Si në kohën e komunizmit,si në demokraci, puna vullnetare, apo puna në komunitet, ështe  stimuluar në vazhdimësi,për uljen e kostos në ndërtim.Fshirja nga hesapet e pesëdhjetë për qindëshit,i entuziuazmoi pa masë. Për ta festuar ,i ngritën gotat me fund.

.Për bazën material,ndërtuesi nuk jepte justifikim. Me zë të ulët, ju rekomandoi shokëve, që ta pranonin vlerën  prej tremiljon e pesëqind euro,për ndërtimin e kalasë.

U largua qetësia.Plasi shamata për shpenzimet e bazës materiale,sepse  ishin goxha para.Nga tremiljon e gjysëm e ulën shifrën deri në dymiljon euro,por përsëri ju dukeshin shumë,se nuk i mbulonin shpenzimet,me  të ardhurat e raportuara.

Për t’u qartësuar ,në kuartet, u kthyen në fillim.Shaj qeverinë dhe  ambasadorët, me  proverba,  nga gurra popullore, me justifikim,se ata i kanë fajet ; “Të lënë të rruash tepsinë e bakllavës  për 25 vite,tani të kërkojnë hesape,se  ku i gjetë paratë, që vure pasuri marramëndese!? O pikë e zezë! Vjen robi nga ana e anës,dhe kërkon të dijë sa lek ke në xhep!?O e mjera Shqipëri,janë ambasadorët ,që kërkojnë ta fusin kokën në hi.”

Përralat,se , se paratë ju a kanë dhuruar farefisnija, krushqija, komshija, Perëndija, …..nuk mund t’i përmendnin ,sepse me ato dhurata kanë justifukuar, pronat jashtë ortakërisë.

Të deklarojmë se bazën materiale na e kanë sjellë Ufot, nga kozmosi,- dha një sugjerim Hoxhaj.

Eshtë e parrokshme në arsyetim?- e ndërpreu Priftaj.

Ne jemi zyrtarë të lartë,se bëjmë punë, që nuk i kuptojnë marrokët. Na e gjej ti, një rren tjetër?-  ju kthye  me ton Hoxhaj.

Më qetë!- ndërhyri Dervishaj.-E zbukurojmë pak.Ne kemi gjetur një copë nga anija kozmike e Ufove.Me paratë, e  shitjes së   saj ,kemi blerë bazën materiale. A ka  mbulim më të bukur se ky? Nuk ka,prandaj duhet mbështetur justifikimi i Hoxhajt.

Po fatura e shitjes ku gjindet?- futi, kundërpyetjen ,Priftaj.

E di i gjithë opinioni publik,se  Ufologjija është shkencë   tepër sekrete.Të shkojë komisioni i verifikimit  të deklarimit të pasurive,të marrin të dhëna për faturën e shitjes! Të jeni të bindur, se do ju thyejnë hundët me derë, identik si atyre,që kërkuan   të marrin informacion,te i Madhi fare,nëse ka bashkëpunuar me trafikantët.- u shpreh i vendosur Hoxhaj.

Mos të bimë në panik, - e  filloi me qetësi, Popaj.- Mbiemrat, me katër ofiqet fetare, është rastësi,se ne  nuk njohim as Bibël, e as Kuran. Për këtë fakt  ne nuk kemi ndonjë meritë. Nuk e di nëse ju kujtohet? Në fillimet e demokracicë qe slogani:”Opozitar,por vëllezër.”Nuk u vu në jetë,se media e sulmoi për neopotizëm.Kjo është arsyeja ,që në parlament, palët kundërshtare, bëjnë kinse po i gërryejnë sytë njëri-tjetrit. Ne na bashkuan pasionet e ethshme për të akumuluar pasuri. Zgjuarsija, e në të katërve, qëndron te  kompromisi historik,për ngritjen e ortakërisë. E para,për aksionet.Njëzet e pesë për qind,si në pagesa dhe fitime,pavaresisht nga rezultatet e zgjedhjeve qëndrore.Pra të të barabartë ,sa nuk ka me ke të krahasohet.  E dyta,me pozicionin politik. Kemi lidhë besën, të rreshtohemi  në katër parti të ndryshme,dy majtas e dy djathas.Kjo praktikë  na i ka mbrojtur supet nga të gjitha furtunat politike. Sugjeroj ,se si nuk e kemi raportuar pesëmbedhjetë vjet,të mos e raportojmë edhe sivjet.

Me duatrokitje entuziaste dhe puthje elegante në faqe, u miratua gjenialiteti i Popaj .Me bindjen,si përherë ,edhe në këtë vit  “do të kalonin lumin pa u lagur”,sepse në krye, domosdoshmërisht, do të jetë një nga tanët.Nëse i gërget ndonjë biramel ndërkombëtar,për këtë objekt,në kuartet do të mbroheshin:”Na hutuan Ufot enigmatikë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat