Eneda Tarifa e Landi Hysi interpretojnë në burgun e grave në Tiranë

Kultura

Eneda Tarifa e Landi Hysi interpretojnë në burgun e grave në Tiranë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 20:06

Eneda Tarifa, Kristi Karkanaqe dhe Landi Hysi, tre këngëtarë të njohur të estradës muzikore shqipe, dhanë intepretime të jashtëzakonshme dje në burgun e grave në Tiranë, duke festuar Muajin e Historisë së Grave me një ditë të veçantë për mamatë dhe fëmijët.

Me mbështetjen e këtij instituti dhe ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, më shumë se 60 gra dhe fëmijët e tyre që kishin ardhur për t’i vizituar shijuan muzikën, lojërat, si dhe u takuan me përfaqësuesit nga shoqëria civile, biznesi, akademia, gazetaria, ekspertë vendas dhe studentë.

Muaji mars është Muaji i Historisë së Grave dhe gjithmonë veçohet si muaj kur duhet reflektuar mbi gratë e fuqishme dhe ato që nuk lanë vështirësitë ti rrëzojnë në tokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat