Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Dashuri të përkryer nuk e besoj se mund të ketë
Mallë, vuajtje e gëzim në shpirtin tim ndërthyer
Zemra do thjeshtësinë e dashurisë së vërtetë.
Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Miti i dashurisë së përkryer moti u shkatërrua
Dashuria jonë atë mit përfundimisht e ka thyer
Unë nuk dua të jem i përkryer, unë vetëm të dua.
Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Se e përkryer është një vepër vetëm kur mbaron
Le të jetojë dashuria jonë një shekull e pa thyer
Le të mbetet një vepër që kurrë nuk përfundon