Dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin

Kultura

Dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:47
Dokumetari

Me një dokumentar të shkurtër mbi historinë e Ballkanit, në kinotekën jugosllave në Beograd, sonte u shënua dhjetëvjetori i Fondit Evropian për Ballkanin (FEB).

Në natën e parë të kësaj ngjarjeje dy ditore momenti më i rëndësishëm u shënua me prezantimin e “Deklaratës mbi Partneritetin e Evropës dhe Ballkanit”, dokument vizionar për të ardhmen e rajonit, i cili është krijuar nga ekspertë rajonalë dhe evropianë. Përmes saj u paraqitën rezultatet e punës së këtij dhjetëvjeçari në forcimin e bashkëpunimit dhe evropianizimit të rajonit, si dhe qasjen e re për transformimin e së tashmes dhe të ardhmes së Ballkanit.

Sipas kësaj deklarate, viti 2018 do të shënojë një kthesë historike, kurse strategjia e re e Komisionit Evropian dhe samiti i Ballkanit Perëndimor i planifikuar për maj 2018, do të konfirmojnë angazhimin e fuqishëm të BE-së për të përmbushur objektivat.

“Aderimi në BE nuk është synim në vetvete, por mundësi për transformim të plotë të Ballkanit. Është e nevojshme të rishikohen dhe të ripërtërihen stimujt dhe shpërblimet për integrimin evropian, por edhe të rivilatizohet kushtëzimi i bazuar në vlerat evropiane. Nëse BE-ja duhet të vendosë kërkesa rigoroze, atëherë qasja e saj duhet të jetë e përcaktuar qartë, e menjëhershëm dhe tërheqëse. Nëse rajoni e shfrytëzon këtë mundësi, mund të bëhet pjesë e BE-së dhe të barazojë zhvillimin demokratik, social dhe ekonomik me shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë, nëse BP e humb këtë mundësi, rrezikon të mbetet pa BE-së, pa ndonjë drejtim të qartë, e ekspozuar ndaj destabilimzit të mëtejshëm”, thuhet në një pjesë të kësaj deklarate.

Fondi Evropian për Ballkanin është iniciativë e fondacioneve evropiane që udhëheqin dhe mbështesin programet, projektet dhe organizatat që synojnë forcimin e demokracisë, nxitjen e integrimeve evropiane, si dhe afirmimin e rolit të Ballkanit Perëndimor në adresimin e sfidave që paraqiten në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat