Sejdi Gashi, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës

Kultura

Sejdi Gashi, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:05
Sejdi Gashi

Studiuesi Sejdi Gashi përmes punimit të tij shkencorë ”Disa mënyra fjalëformuese në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë si dëshmi e autoktonisë së shqipes”, do të paraqitet në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës në Sofje të Bullgarisë.

Sejdi Gashi, punonjës shkencor në Degën e Gjuhësisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës do të marrë pjesë në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës, të organizuar nga Universiteti i Sofjes ”Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje të Bullgarisë, më 20 prill 2018.

Me kontribute shkencore në konferencë marrin pjesë edhe studiues nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat