Radhën pres: Unë ose ajo të fluturojë në qiell

Kultura

Radhën pres: Unë ose ajo të fluturojë në qiell

Nga: Kalosh Celiku Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:08
Kalosh Celiku

Edhe, sot qava për një Zanë Mali

Që, papritur iku. Fluturoi në Qiell.

Vetëm më la mes xhindeve. Dexhallit

Nateditë të më hudhin mbi çatia

Dorë më dorë majë lisave, në Katund.

 

Gji më dha me shtamba në Bit - Pazar:

E kisha Engjull Grua basnike. Përkrahu

Që, më printe me penë në luftë. Poezi.

 

Tri Engjujt e mi Gra, Zana Baba Tomorri

Nateditë, më jepnin gji nën Rrap. Poezi.

Fuqi. Njëra, që më printe para në Betejë

Fluturoi në Qiell. Edhe, e Dyta përkrahu:

Dëshmore,  ranë në Fushën e Poezisë.

E Treta, e vazhdon luftën në Shtëpi.

 

Hë për hë, Imzot: mbeta me një Engjull Grua

Radhën pres: Unë, ose Ajo fluturojë në Qiell…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat