Eliza Hoxha prezanton Kosovën në Bienale

Kultura

Eliza Hoxha prezanton Kosovën në Bienale

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:52
Arkitektja Eliza Hoxha në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut.

Arkitektja Eliza Hoxha do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut. Hoxha do të marrë pjesë me temën “Qyteti është gjithandej".

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se tashmë ministria ka zgjedhur që Hoxha ta përfaqësojë Kosovën në këtë bienale.

Sipas tij, tema e përzgjedhur nga Eliza Hoxha është një mundësi e mirë për të pasqyruar retrospektivën historike të viteve 90-ta. 

Kurse Hoxha, tha se tema e zgjedhur  ka tri elemente të rëndësishme.

Pavilioni  është në shtëpi e pakryer me blloka, shtëpia është përzgjedhur për arsye se në vitet e 90'ta, shtëpia ka qenë  një hapësirë që e ka kompensuar mungesën e qytetit.

"Përderisa jetën tonë sociale dhe publike e kemi futur në shtëpitë e shpërndara. Brenda është hapësirë publike që në mënyrë metaforike mundohet të paraqitet një pasqyre të lirisë, streha jonë në këtë pavilion janë satelitet", tha ajo, përcjell KosovaPress.

Jehona Shyti, komisionere për pavionin e Republikës së Kosovës tha se kjo temë lidhet me vitet e 90-ta,  me rezistencën sociale. Titulli “Qyteti është gjithandej” që tregon për hapësirat private që ishin shndërruar në hapësira publike.

Hapja e pavilionit të Republikës së Kosovës bëhet më 24 maj në orën 14:15 në Arsenale. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat