Korespondenti

Kultura

Korespondenti

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:21
Fatmir Lohja

Në një ditë të ftohtë, në fillim janari,mësuesit u mblodhën tok, në një klasë, që e kishte sobën më të re. Nxënësit  ishin me pushimet dimërore. Mësuesit dolën në punë, për t’u përgatitur për semestrin e dytë.

I ftohti qe i keq. Sobën, e zhdepnin me zjarr, duke kërkuar në të gjitha klasat materiale që digjeshin lehtësisht. Nuk mund të përqendroheshin në punë. Letrat do t’i nxinin në shtëpi. Me ngrohjen e ambientit ,filloi t’u levrijë gjaku në damar. U ngrohën bukët e marra nga shtëpitë. Burrat e nxorrën pak raki. Shkollë e mesme është,por gjendet  në një fshat diku larg .Biseda,nga gratë filloi me gatimet e tryezës për  natën e Vitit të Ri. Burrat,si më kompetentë,tregonin pijet e konsumuara,për të tretur ushqimin e përgatitur nga gratë.

Dita e merzitshme,po çieej dalë nga dalë. Drejtoresha gjëndej në seksionit e arsimit, në qëndër të prefekturës,për të marrë detyrat e reja, për vitin mesimor, në vazhdim. Në zyrën e madhe, të këshillit pedagogjik binte zilja e telefonit, të institucionit, por nuk e dëgjonte askush. A nuk e dëgjonin, apo bënin sikur nuk e dëgjonin, kjo nuk dihej, ne fakt. Mjeranit, nuk ju afruan ,për ta marrë vesh se çfarë halli kishte,që ulurinte me të madhe…..

Humori i mësueve ishte ngritur në oktavët lart,por edhe telefoni,si për inat, nuk   pushonte .Nuk thonë kot,se robi paguan para,për të mos ja prishur kush bisedën e ëmbël. Njeriu ,kur ështe në çakerqejf,nuk dëgjon sirenat e vaporave dhe të trenave,e po i bika në vesh cicërima e një telefoni të kohës së qepës !? Në  një moment qetësie, krejtësisht të rastësishëm,ndoshta po mbusheshin me frymë,nga të gjithë u dëgjua ulurima e aparatit jobashkëkohor,i keqpërdoruar,si  asnjë nga vëllezërit e tij, në shtëpitë e gjindjes mbarë.

Instiktivisht sytë u drejtuan nga mësuese Meremja.Ajo e kishte dëzhurnin  e asaj  ditë. U çua nga karrigja jo me deshirë,sepse ishte edhe më e madhja në moshë,edhe pse  po fliste më shumë.Shatra- ptra  shkoi tek hallexhiu telefon.E ngriti receptorim me shumë mërziti.Nuk foli shumë dhe u kthye me nxitim tek shokët e punës.

Për tridhjetë  minuta vjen korespondenti,- u komunikoi kolegëve ,me zë të lartë,për tajfunin e papritur.

E qeshura u ngriu masivisht në buzë.Se e kujt medja ishte,nuk i dha  informacion, sepse tjetri, ndoshta nga mërzitja e pritjes,nuk e zgjati bisedën.Të gjitha kapacitetet mendore e fizike, të këshillit pedagogjik,u mobilizuan që ta ndryshonin pamjen e klasave nga mejhane, në shkollë për mësimin e fëmijëve, për pesë katunde të zonës.

U futën në alarm, si kolektiv,sepse në shtator,një nga emisionet investigues, bëri zallamahi të madhe në shkollë.Koha e limituar u rriti përqëndrimin në punë. Përveshën mëngët,meqë nxënësit për ndihmë, nuk gjendeshin  në shkollë.

Vetëm mësues Hakia,nuk e prishi terezinë.Ai nuk kishte klasë në kujdestari, prandaj nuk kishte as mjedis  për të mirëbajtur.E thërrisnin kolegët për t’i ndihmuar,por ai ndoqi rrugën me të thjeshtë,për të mos lënë shteg për hatërmbetje.Nuk levizi nga soba. Ushqimet i mbështolli me letrën e pakëtimit të gruas dhe  i strehoi në xhepin e palltos gup.Shishen e rakisë,për t’i bërë qejfin vetes, e nxirrte nga xhepi i brëndshëm i xhaketës,ndërsa mezen, me dy gishta, e merrte nga palltoja e trashë.

Mësuese Sanija,pas dhjetë minutash u dorëzua nga lodhja.E kyçi derën e klasës  dy herë.Si mësueve e vjetër do ta gënjente për herë të parë korespondentin,se e ka harruar kyçin në shtëpi,e bindur,se nuk është ndonjë hata e madhe ,kur fëmijët nuk janë në mësim.Klasat mbeten të papastruara,që nga dita e fundit, kur organizuan nxënësit për koncertet e Vitit të Ri.Mbeturinat gjendeshin deri në gju,dhe pa nxënës ishte e pamundur, që  ta sillte në normalitet.

Njeriu,kur i  thërret nevojës,gjen zgjidhje,për të mirën e vet.Për njëzet e pesë minuta shkolla u pastrua bukurmirë.Me këtë kohë u thye rekordi i dikurshëm i gadishmerisë luftarake.Në mes të atij acari,mbeturinat u dërguan në koshin e plehrave jashtë  rrethimit të shkollës.Për të marrë veten, u rigrumbulluan rreth sobës. Mësues Hakia u detyrua t’a lëshojë  karrigen,që ja  zuri pa të drejtë koleges.

Tridhjetë minuta kaluan me shpejtësi sketerr.me pas ora, me kryeneçësi, nuk ecte më, si më përpara.Pesë,dhjetë,pesëmbëdhjete minuta ecën me hapat e breshkës dhe korespondenti nuk po dukej gjëkundi.

Të mos e presim më,- u lëshua   idea nga  një koleg.

Ky mendim e dyzoi kolektivin.Disa ishin të gatshëm ta mbyllnin shkollën , dhe të zhdukeshin ku t’u hanin këmbët. Justifikimet për të    ftohtin , mungesen  e   ngrohjes qëndrore, dhe të  nxënësve,u  dukeshin bindëse.”  Planet do t’i bënin në shtëpi, në kushte shumë më komode.” Pala tjetër,me në krye mësuese Meremen, kishin frikë të mbyllnin shkollën.Duhej edhe rreth dy orë, të përfundonte orari zyrtar.Nga eksperienca e shtatorit, u quajt shkelje e rëndë disiplinore, shkurtimi me pesë minuta i orëve e fundit të mësimit,në  ditët e premte.

Frikë nga të dy krahët.Populli e thotë bukur:”Këtu me quk,atje më djeg.”Dera e shkollës trokiti pak ashpër.Me emocione frenetike shkoi ta hapë mësuesi i fiskulterës, Luani. Për çudin,në derë u pa drejtoreshë, Aferdita.

Ku janë mësuesit?- pyeti me energji Luanin.

Zhduku!- e urdhëroi për herë të parë drejtoreshën,mësuesi i fiskulturës.

A je në vete?Ka kaluar festa e Vitit të Ri,- ju përgjigj drejtoresha,meqë e nuhati erën e rakisë.

Pse kam respekt për ju,po ju këshilloj të fshiheni,-  sqaroi kinse Luani.

E pse?

Nga minuta në minutë pritet të vijë një korespondent.Nuk dihet pse e vjen, e çfarë kërkon.Ata vetem për sherr janë.Jemi djegur keq në shtator prej tyre. Kohë për të rregulluar letrat nuk ke,- i kujtoi Luani.

Me Luanin, drejtoresha u drejtua në klasën ku ishin të grumbulluar mësuesit.I ra në sy menjëherë pastërtia në shkollë.Ju bë qejfi nga puna e bërë.Kolegët gjendeshin të mpirë nga habia.Ke prisnin, e kush ju erdhi!?

Çfarë keni që më rrini si bufa?- i pyeti drejtoresha.

Nga sekonda, në sekonde do të vijë korespondenti,- ju përgjigjen në kor.

Ardhtë i bardhë!Çfarë ka këtu që jeni shqetësuar kaq shumë?

Ju jeni e re në detyrë. Që nga shtatori ,shumica nga ne, e kemi nga një hije  në biografi,- foli e vendosur mësuse Meremja.

Në ketë zallamahi,papritmas futet  një burrë rreth dyzet vjeç,me çantë lekure,me dy brava të florinjta.Të gjithë qenë të bindur se ai ishte korespondenti. Me mungesën e operatorit, hamendësimi për kamera të fshehta,e kaploi trurin  e mëseuesve. Kohët moderne, pjellin edhe të mira,edhe të keqijat e veta.Vetem murlani jashtë e prishte heshtjen e besdishme.

Ju kush jeni?- e pyeti drejtoresha, pasi u përqendrua.

Kërkoj drejtor Hasanin! – urdhëroi i porsardhuri.

Zoti Hasan ka pesë vite që ka dalë në pensin,- e sqaron drejtoresha.

Ku mund ta gjej?

Me e gjetë e gjen ,por ta takosh nuk mundesh, - ndërhyri Hakia.

Më thuaj ku ndodhet ,se e gjej vetë!- urdhëroi korespondenti.

Prej dy vitesh pushon në varreza,te parcela pesë dhe varri 17.E ke të saktë adresën, se kemi qënë komshi që në fëmijëri,- i tregoi Hakia, me sy të vesuar.

Ka vdekur! Ai më ka borzh,- dhe  kapi  kokën me të dy duart ,i paftuari.

Nuk e di, nëse mësuesi i nderuruar,i ndjeri Hasan, i ka pasur borxhe ndokujt,- vazhdoi Hakija.- Ju rekomandoj të  takoni djalin e madh, Arbenin ,dhe jam i bindur se do t’u zgjidhë shqetësimin .

E ke me të vërtetë,apo bën shaka?Si mund të vdesë tjetri,pa më vënë në dijeni ? Më ka dhëne fjalën në sy të dy burrave.

E përplasi një autoveturë,në mes të qytetit, të mjerin, -u përgjigj  Hakia.

Vdekja e tij,m’i shkatërron të gjitha planet .Për këtë dikush do të  mbajë përgjegjësi!- kërcenoi korespondenti.

Zotëri!-u mundua ta qetësonte drejtoresha.-  Na tregoni kush jeni?Prezantojeni shqetësimin tuaj,se pse keni ardhur në shkollën tonë.Ne,si kolektiv,do të mundohemi t’u ndihmojmë, me sa kemi mundësi.

Leka,kështu u prezantua vetë, nuk ishte gazetar.Po përgatsite letrat,që në zgjedhjet e ardhshme lokale ,të kandidonte për Kryetar Bashkie.Nga çanta,për t’i parë të gjithe,nxorri dosjen e diplomës se fakultetit ekonomik,sëbashku me dy masterat më pas.Me të parë letrat, te mësuesit u rrit respekti .Asnjëri nga këshilli pedagogjik ,nuk mund të krahasohej me rezultatet e tij.Dhjetat, e vargëzuara në listën e notave,u jepnin  kartave hijeshi joshëse për gjithësecilin.Nga entuziazmi, disa mësues, e deklaruan  se do të votonin vetëm për atë.

Leka filloi të tregojë  se pse kishte ardhur pikërisht në atë shkollë.Një mistrec “komunist”,e ”spiun i ishsigurimit të shtetit”,në partinë e tij,nuk ja ka pranuar diplomën univeristare,pa u dorëzuar diploma e shkollës se mesme. Këmbëngulja e tij, qendronte, medemek,se pa mbaruar shkollën e mesme ,nuk ke asnjë shans të vazhdosh të lartën.

Para dhjetëve viteve,sëbashku me dy moshatarët e tij,kanë takuar mësues, Hasanin. Kinse ju kanë ardhur mend,e kanë pyetur të ndjerin,nëse mund ta vazhdonin shkollën e mesme me korespondencë. Nga gëzimi i lajmit, Hasani u ka premtuar se do t’i ndihmonte  të dilnin me rezultate sa më të larta.Siç e rrefeu Leka, pa asnjë shtërngese psikologjike dhe fizike,që nga ajo ditë nuk ishte takuar më, me të ndjerin.

Çfarë borxhi të ka i ndjeri,i pastë dritë shpirti, atje ku është?,- e nderpreu Hakija, rrëfimin e tjetrit.
Më ka premtuar ,se do të më ndihmojë të marr shkollën e mesme.A kupton shqip? E thashë edhe më përpara.Kemi qënë tre burra në tavolinë,-  ju hakërrye Leka, Hakisë.

Nga çfarë dëgjuan,me veshët e tyre,nga goja e folësit,në këshillin pedagogjik ,emocionet frenetike avulluan si  me telekomandë.Truri ju shkarkua  nga mbingarkesat emocionale,të thadruara nga zallamahia e shtatorit.Trimëria po gjuante me shqelma frikën e neveritshme.U bënë gati për beteja mitike.

Po këto dhjetë vite nga keni qënë?-  ju përvesh Meremja

Janë hesapet e mija dhe nuk i jap llogari askujt!- ju turr Leka - Meremes,që kërkonte të dinte shumë.

Në shkollën tonë, nga shtatori, i vitit të kaluar,janë të  mbyllura mundësitë, për të vazhduar shkollën e mesme me korespondencë,ose pa shkëputje nga puna.-   shpjegoi me qetësi drejtoresha,për të ulur trimërinë e kolegëve.

E çfarë doni të thoni me këtë përgjigje absurde?- me këtë pyetje,u binden të gjithë ,se nuk  bëhej më fjalë për kamera të fshehta.

Ne, si kolektiv, nuk mund t’u ndihmojmë, të mbaroni shkollën e mseme, pa ardhur çdo ditë në mësim.Nuk na e lejon ligji,- ju shfaq në turi mësuesi i fiskulturës.

Kush ju tha që dua të mësoj?

Ne mësim japim. Ky ështe profesioni ynë,- e sqaroi Sanija, me inatin e pa dalë ende nga brënda.

Unë kërkoj diplomen e shkollës se mesme!Dijet mbani për vete!

Diplomat jepen në fund,pasi keni shlyer lëndet, sipas kurikulës së shkollës sonë,-  u përgjigj drejtoresha.

Ajo fjala me K çfarë do më thënë?- pyeti Leka me habi.

Kurikulë,sot,quhet programi mësimor,- shpjegoi mësuesi i anglishtes.

Më lodhët!Shkurt! Si zgjidhet halli im?, - dhe Leka tundi çanten e madhe.

Nuk ka asnjë mundësi praktike, edhe teorike t’u ndihmojmë,- foli drejtoresha ,duke i ndarë fjalët në rrokje.-Në shkollë nuk disponojmë as numër amze, e as diploma për nxënësin, që kërkon të mbarojë shkollën pa shkëputje nga puna.

E ku mund të adresohem?

Interesohuni në seksionin e arsimit.

Pse më vonuat kot?- dhe korespondeti ,Lekë,u largua pa u përshendur me asnjërin.

Pa  dalë nga rrethimi i shkollës,mësuesit u polarizuan.U vunë bastet ndërmjet  palëve, nëse Leka i fiton apo i humbet zgjedhjet e ardhshme lokale!?Se e merr,apo nuk e merr,deftesën e shkollës së mesme nuk pati dyzime.Kjo qe arsyeja , që nuk u gjet asnjë shteg,sado i vogël, për të vënë baste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat