Posteri i Elvis Presley shitet për 42.500 dollarë

Kultura

Posteri i Elvis Presley shitet për 42.500 dollarë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 21:07
Elvis Presley

Një poster i rrallë i Elvis Presleyt nga viti 1955 është shitur në një ankand në Karolinën Jugore për 42.500 dollarë, njoftoi sot një shtëpi ankandi në Teksas.

Bëhet fjalë për posterin me të cilin ishte paralajmëruar koncertin në Rally më 19 maj 1955, dhe çmimi i arritur është dy herë më i lartë se parashikuar.

Shtëpia e ankandit deklaroi se blerësi dhe shitësi dëshironin të mbeten anonim, ndërkohë dihet vetëm se klienti është nga Kalifornia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat