Edicioni i 9-të i Chopin po përmbyllet me performancën e pianistit Giovanni Belluci

Kultura

Edicioni i 9-të i Chopin po përmbyllet me performancën e pianistit Giovanni Belluci

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:39
Duke performuar Giovanni Belluci

Pianisti i njohur Italian, Giovani Bellucci, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi prej pianistëve të kohës së tij, po performon në natën përmbyllëse të edicionit të 9-të të "Chopin Piano Fest".

Në këtë mbrëmje këtë mbrëmje ai u shfaq në skenë bashkë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti gjerman Brian Videnoff.    

Drejtoresha e festivalit Besa Luzha bëri prezantimin e Bellucit në hapje të kocnertit dhe vuri në pah interesimin e madh për performancen e Bellucit. Ajo tha se edhe ky koncert dëshmon nevojën për një sallë të koncerteve ngase ka interesim të madh për to. 

Luzha: Interesimi për koncertin e sotëm tregon nevojën për një sallë të koncerteve

“Vazhdimisht jemi anku për mungesën e një sallë të koncerteve sepse siç po e shihni njerëzit po mbledhen, të interesuarit, dhe shpresojmë që edicionin e 10-të të një festivali kaq të lartë ta realizojmë në një sallë të mirëfilltë koncentrale”, ka thënë Luzha.

Koncerti po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e cila është e mbushur përplot me adhurues të muzikës klasike. Disa madje kanë qëndruar në këmbë për ta përcjellë përformancën e Bellucit dhe Orkestrës së Filarmonisësë Kosovës.

Belluci po performon dy vepra të njohura. Një të Ludwig Van Beethoven dhe tjetrën të Franz Schubert.

Performanca e tij u mundësua përmes bashkëpunimit të organizatorëve të festivalit “Chopin” me Ambasadën Italiane në Prishtinë. 

Ambasadori italian në Prishtinë,  Piero Cristoforo Sardi në hapje të koncertit tha që është i lumtur që kanë arritur këtë bashkëpunim me festivalin "Chopin Piano Fest".

Piero Cristoforo Sardi: Kultura është vlerë mbi të cilën ndërtohen edhe marrëdhënie diplomatike

“Si italian besojmë se kultura është vlerë dhe mënyrë e mirë për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike, dhe ne jemi më të vërtetë të lumtur që e kemi realizuar këtë koncert”, ka thënë ambasadori italian në Prishtinë Cristoforo Sardi.

Me këtë performancë po përmbyllet edicioni i nëntë i festivalit "Chopin". Këtë vit ky festival arriti të jap adhuruesve të muzikës klasike plot 14 koncerte, të mbajtura nga 5 deri me 24 prill 2018. 

Në përmbyllje të festivalit mori pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, dhe personalitete nga sfera diplomatike, artistike, politike dhe arsimore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat