Poezi për Agim Ramadanin

Kultura

Poezi për Agim Ramadanin

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:00
Foto nga prezantimi i poezisë

Eja
në tënden tokë
dhe shih popullin të katandisur në veteranë të UÇK-së
dëshmi se kënga e të marrëve s’ka përfunduar ende.
Tash sa kohë frymën të zë.
Eja 
në tënden botë
dhe shih një Atdhe të shpërfytyruar deri në palcë
pa emër
pa emër
pa emër
Agim.
Këtu 
të pushtetshmit e urrejnë lirinë.
Eja
shumë po të lutem 
eja
dëshmo sërish e sërish
se flijimi është akt hyjnor
kafshimesh ogurzeza shkretëtire na mbro’
Agim
Ushtar i pamposhtur veshur me diell

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat