Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian me program të pasur kulturor për Ditën e Evropës

Kultura

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian me program të pasur kulturor për Ditën e Evropës

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:31

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian ka prezantuar sot programin e tyre kulturor për të shënuar Ditët e Evropës duke sjellë një copë të Evropës në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Në mesin e organizimeve do jetë edhe koncerti nga tenori Ramë Lahaj.

9 maji, datë e cila konsiderohet si Dita e Evropës sjellë çdo vit organizime të ndryshme kulturore në Kosovës, të cilat nuk do të mungojnë as këtë vit.
Kështu edhe këtë vit Dita e Evropës shënohet me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian. Në kuadër të programit të realizuar për Javët e Evropës do të ketë aktivitet të ndryshme duke përfshirë ekspozita, gara, masterklasa, koncerte nëpër sheshe të Prishtinës, vizita nëpër monumente kulturore dhe të tjera.

Vjosa Berisha nga Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian tha se gjithë ekipi i kësaj qendre ka punuar shumë për të sjellë një program sa më atraktiv.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se më 8 maj do të jetë edhe aktiviteti kryesor i këtij programi, koncerti i tenorit Ramë Lahaj i cili po arrin suksese nëpër skenat operistike nëpër botë. Koncerti i titulluar “Evropa në zemrën e tij, krenaria e Kosovës” do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në ora 20:00.

“Tenori Ramë Lahaj do të jetë këtu për të mbajtur koncert por edhe masterklase. Ndërsa koncertin e kemi titulluar kështu pasi që me të vërtetë mendojmë që shumë prej artistëve dhe talenteve nga Kosova janë duke na e zbardhur fytyrën. Madje kur kemi edhe përkrahjen nga Evropa që t’i sjellim këtu dhe fakti se ata ndihen krenarë me talentet e vendit tonë na bënë neve të mburremi edhe më shumë”, tha Vjosa Berisha.

Ky program do të fillojë sot më hapjen e “Muzeut të zemrave t’thyme” në ora 18:00 në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës. Një bashkëpunim në mes të Qendrës së Bashkimit Evropian dhe këtij muzeu të njohur.

“Museum of Broken Relationships” është projekt global artistik i themeluar nga Olinka Vištica dhe Dražen Grubiši? me bazë në Kroaci. Ky muze është mbajtur në Kroaci, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Japoni, Spanjë, Francë, Finlandë, Danimarkë e në shumë vende të tjera të botës.

Themeluesi i muzeut Dražen Grubiši? i cili gjendet në Kosovë për të promovuar hapjen e këtij muzeu tregoi sesi ky projekt ka filluar në mes të miqve si një dëshirë për të bërë së bashku objekte të cilat prapa tyre kanë një histori dashurie e cila është shkëputur.

“Pas ekspozitës së parë që filloi më historitë tona dhe me të miqve tanë, e vumë re se të gjithë kanë një histori të tillë dhe e vazhduam idenë edhe me tutje. Kështu që nëpër të gjitha vendet ku kemi qenë kemi parë shumë ngjashmëri mirëpo të gjitha historitë janë njëkohësisht edhe të ndryshme”, u shpreh ai.

Në këtë ekspozitë e cila në Kosovë vjen si iniciativë e studentëve të universitetit A.U.K do të sjellë 20 eksponate të cilat tregojnë historitë e dashurive nga Kosova dhe të tjera nga vende të ndryshme kurse gjatë ditëve në vazhdim do të ju njoftojë më shumë për aktivitete e organizuara nga Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian ndërsa më poshtë mund të shihni një pjesë të këtij program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat