Kosova në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore "Nancy Voix Du Monde”

Kultura

Kosova në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore "Nancy Voix Du Monde”

Më: 7 maj 2018 Në ora: 06:01
ilustrim

Kori i qytetit të Pejës "Siparantum Choir" të hënën me datë 7 Maj do të udhëtoj për në Nancy të  Francës me ç'rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore "Nancy Voix Du Monde 2018" në Francë, që mbahet nga data 9-13 Maj. Kori do të paraqitet resht me disa koncerte në lokacionet më të njohura të vendit si; Temple à NANCY, la salle Erkman à LUNEVILLE, Grand Salon de NANCY dhe Place Stanislas à NANCY, ku në këtë mbrëmje ne do paraqitemi bashkë me shtetet si;  Algjeria, Gjermania, Argjentina, Bullgaria, Kili, Ekuadori, Filipinët, RD e Kongos, R. Çeke, Zvicra, Ukraina etj.

"Për këtë program ne jemi duke punuar gjatë dhe intenzivisht dhe ja mundi u shpërblye . Edhe pse kori është formuar vitin e kaluar, konsideroj se kemi bërë një punë të madhe dhe e gjithë kjo në baza vullnetare vetëm për të pasuruar kulturën dhe vlerat tona. Për këtë gjë i jam falenderues gjithë atyre që na kanë përkrahur drejt qëllimeve tona artistike. Shpresoj që do të kthehemi me paraqitjet tona më të mira nga Franca", Fatmir Bajraktari, president i korit

Image

Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe vendor si; Whitacre, Bartolucci, Runestad, Gjeilo, M. Mengjiqi, K. Aliçkaj, D. Zeqiri-Nushi, M. Kelmendi etj.

"Është kënaqësi për mua si dirigjent të jem pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm ku shteti ynë Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival, me ç'rast ne do të paraqitemi me vepra të repertorit të ndryshëm duke përfshi poashtu vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe qëllimi kryesor është paraqitja e motiveve dhe vlerave tona kombëtare në këtë festival. Ndjehem krenar që shoh flamurin e shtetit tonë në mesin e shteteve të botës në këtë festival që për neve si shtet konsideroj që është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore për ne", Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Pjesë e programit do të jenë; Agron Shujaku, piano; Matej Karaqi, vokal; Arita Bajraktari, soprano dhe piano;  Bleona Leka, piano; Rexhë Dobrunaj, bas dhe bariton; Erjon Palucaj, vokal ; Luan Sapunxhiu, gitarë ; Rizah Jahaj, tenor; Blerina Zeka, flaut; Durim Jasharaj, fagot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat