“Këngë dashurie me korba” vjen para publikut shqiptar

Kultura

“Këngë dashurie me korba” vjen para publikut shqiptar

Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:46

“Këngë dashurie me korba”, shfaqja e cila vjen si teatër muzikor i gërshetuar me atë fizik do shfaqet më 11 maj në sallën Goethe.Prania e 4 instrumentisteve live që ndërveprojnë me aktorët dhe publikun shton ngjyrat e spektaklit. Ndërsa këngët interpretohen live nga aktorët e shfaqjes.

Vepra “Këngë dashurie me korba” ka marrë çmimin “Aleksandër Moisu” më 1997.“Njerëzit nuk i vlerësojnë kurrë fjalët e korbave! Ata më lehtë besojnë gënjeshtrat e pëllumbave!”, thuhet në njoftim. Autor është Bashkim Hoxha, regjia nga Laert Vasili, skenografia dhe kostumet nga Joni Peci ndërsa As. Regjisore, Evisa Budina.

Aktorë do të jenë: Laert Vasili, Arjola Basho, Jaho Guma, Artemisa Kusi dhe Josif Sina.Muzika live – Jetmir Alku, Yllnor Kurti, Roni Kapllani dhe Fisnik Kurti.“Këngë dashurie me korba” vepër e autorit Bashkim Hoxha pritet të vijë premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli” më 11, 12 dhe 13 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat