Protestë e femrave në Festivalin e Filmit në Kanë

Kultura

Protestë e femrave në Festivalin e Filmit në Kanë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:52
Protestë e femrave në Festivalin e Filmit në Kanë

Dhjetëra yje femra të kinematografisë protestuan në Festivalin e Filmit në Kanë kundër diskriminimit gjinor në industri.

Cate Blanchett, Kristen Stewart dhe Jane Fonda ishin mes atyre që morën pjesë në demonstrimin mbi tapetin e kuq. Festivali prestigjioz i Kanës është vënë nën kritika se ka dështuar të përfshijë më shumë filma të prodhuara nga regjisore femra. Protesta vjen pas një periudhe trazirash në industri, pas akuzave të panumërta për ngacmime seksuale. Ky është i pari festival i filmit në Kanë që kur akuzat për abuzim seksual u hodhën kundër producentit Harvey Weinstein, vitin e shkuar.

Aktoret dhe regjisoret e filmave u kapën krah për krah dhe demonstruan në tapetin e keq dhe Cate Blanchett foli për pabarazitë gjinore në industrinë e filmit: “Prestigjiozia Palma e Artë i është dhënë 71 regjisorëve meshkuj, të shumtë për t’i përmendur me emër, por vetëm dy regjisoreve femra”.

Në protestë morën pjesë edhe anëtaret femra të jurisë së festivalit, aktore, regjisore dhe producente.

Akuzat për ngacmime seksuale ndaj figurave të njohura në industrinë e filmit kanë krijuar një debat publik për diskriminimin gjinor dhe ngacmimin seksual në shumë industri. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe, në janar, shumë yje filmash zgjodhën të visheshin me të zeza në shenjë solidariteti me viktimat e agresioneve dhe ngacmimeve seksuale.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat