Obelisk i dashurisë

Kultura

Obelisk i dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:51
Jan Kosova

Ma ruaj mua zemrën e plagosur që ta kam falur
E unë vargjet që i kam shkruar për Ty do t'i ruaj
Poezinë për dashurinë time s' kam për ta ndalur
Dhe sa të jetoj frymëzimi do  vazhdoj të shkruaj

Një ditë kur poezisë sime  t"i këtë ardhur fundi
Çdo varg poezie  e kisha shndërruar në një gur
Ndoshta nuk e meritoj të më shpërblehet mundi
Por me vargjët e mia do  kisha ndërtuar një mur

Një mur i rrumbullakët le ta ketë formën e diellit
Edhe nëse nuk shndriti le të duket sikur një disk
Ose mur i lartë me piramidë në drejtim të qiellit
Mur për dashurinë tonë të bekuar, si një Obelisk

Një Obelisk, një simbol i thjeshtë  për dashurinë
Ashtu siç duhet të jetë e thjeshtë edhe dashuria
Një Obelisk, një simbol të fortë  për besnikërinë
Ashtu siç duhet të jetë e fortë edhe besnikëria

Ma ruaj mua zemrën e plagosur që ta kam falur
E unë vargjet që i kam shkruar
për Ty do t'i ruaj
Poezinë për dashurinë time s' kam për ta ndalur
Dhe sa të jetoj frymëzimi do  vazhdoj të shkruaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat