Ka nisë ndërtimi i Pavijonit të Kosovës në Venedik

Kultura

Ka nisë ndërtimi i Pavijonit të Kosovës në Venedik

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:48

Komisionerja e Paviljonit të Kosovës Jehona Shyti dhe përfaqësuesja e Pavijonit të Kosovës në Ekspozitën e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018 Eliza Hoxha po qëndrojnë në Venedik, për të përcjellur nga afër ndërtimin e Pavijonit të Kosovës,

Siç është publikuar edhe më herët, tema e sivjeme e Pavijonit të Kosovës fokusohet në rrëfimin e viteve të 90-ta, mbijetesën kolektive, mobilizimin shoqëror dhe krijimin e hapsësirave të lira për veten dhe realizimin e ëndrrës për shtetin e Kosovës. Kjo temë shpaloset në Venedik nën ombrellën me titull THE CITY IS EVERYHERE, qyteti është gjithandej.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri tek hapja zyrtare e Pavijonit, e cila do të ndodhë më 24 maj 2018, ku do te jenë prezent krerët më të lartë të shtetit, arkitektë, artistë, medie dhe miq të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat