Xhubleta, Madhështorja e finesës dhe elegancës se gruas malësore, simbolika vijuese Iliro-Shqiptare

Kultura

Xhubleta, Madhështorja e finesës dhe elegancës se gruas malësore, simbolika vijuese Iliro-Shqiptare

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:09
Foto

Xhubleta, kjo veshje madhështore, ruan përveç bukurisë edhe një linjë trashëgimie të simboleve të moçme ilire, të cilat u konservuan deri ditët e sotme prej shqiptarëve.


Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Dukagjin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere.

Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. 

Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare..

Ne xhublete verehen simbole pagane qe demonstrojne lidhjen e popullsise me perendite ilire te kohes, si Mikon gjarpri dhe binjaku I tij Zeau, perendise paqesore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike qe mendohet se banojne edhe sot alpet e Malesise se Madhe, ne majat e Shkrelit, Kastratit, Kelmendit, si dhe disa shtepi te vjetra te ndricuara nga zanat ne Gruemire, Malesi e Madhe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat