Dënohet incidenti në panairin e librit në Tiranë

Kultura

Dënohet incidenti në panairin e librit në Tiranë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:47
Çamëria

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ‘Trojet e Arbrit’ dënon heqjen e emrit Çamëria në panairin e librit në Tiranë, duke e quajtur atë si akt qyqar dhe të paprecedent.

Në një reagim për media thuhet se personat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi, por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që iu gjetën menjëherë në mbështetje.

Shoqata "Trojet e Arbrit "falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat