Si shihet atdheu nga larg

Kultura

Si shihet atdheu nga larg

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:04
Skënder Karaçica

Serbia për këto dyqind vjet ka lëvizur tërë gurët e (politikës)për të shfarosur deri në substancë popullin shqiptar dhe tokën jallane të Kosovës!

Boshti  me Rusinë e vuan në tavolinën e diplomacive të mëdha ndërkombëtare termin antishqiptar,,Shqipëria e Madhe,,(sic!).

Atdheu i shqiptarëve nuk është as i madh e as i vogël,Shqipëria Etnike është toka e popullit shqiptar të ndarë nga padrejtësitë,tradhëtitë dhe komplotet e njohura historike për të mashtruar botën demokartike dhe qendrat e vendosjes për ,,fatin,,e popullit shqiptar në Ballkan.

Si shkas për këtë paraqitje u bë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama,i cili thoshte në krye të herës se ,,Jam kundër Shqipërisë së Madhe,,(!).

Klasa politike(shqiptare)në Tiranën zyrtare duhet të bashkohen të ruajnë e të zhvillojnë ,,Shqipërinë e Vogël,,ndonëse në kohën që sapo kemi shkelur në shekullin e ri populli shqiptar në hapësirën e vet etnike (ende)po e bënë udhën e vet si popull më i varfër në Evropën e bashkuar të popujve të lirë me vlerat e demokracisë!

Shqipëria Etnike duhet të bëhet vertetë Shqipëria Etnike e popullit shqiptar dhe padrejtësitë historike duhet të shkojnë në ,,muzeun,,e turpit që bënë qarqet e caktuara të boshtit pansllavistë në Beograd dhe Moskë.

Çikago, 20 maj 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat