Ramadan Haziri, promovon veprën e 35-të me radhë

Kultura

Ramadan Haziri, promovon veprën e 35-të me radhë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:20

Në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj me organizimin e Klubit të Intelektualëve shqiptarë u promovua romani më i ri “Tharmi i bukës” i shkrimtarit Ramadan Haziri, që për tematikë ka rebelimin e të burgosurve shqiptarë në Burgun e Nishit.

Që në fillim të këtij evenimenti, Haki Shaqiri në emër të organizatorit, përkujtoi se Ramadan Haziri me gjithë moshën dhe rrënimin e tij fizik përgjatë dënimit në burgjet jugosllave, ai vazhdimisht ka një kujtesë të freskët e pendë të mprehtë, sa të na ofrojë vepra me peshë artistike e vlerë kombëtare.

Më pastaj një fjalë rasti e mbajti kritiku ynë i mirënjohur e redaktor i këtij libri, Ramadan Musliu, i cili duke i bërë një vlerësim opusit letrar të Ramadan Hazirin prej 35 veprash të botuara në një hark kohër kryesisht prej dy dekadash, Ramadan Haziri se prej luftës e këndej është shkrimtari më serioz duke e plotësuar dhe definuar një hapësirën boshe që ka mbretëruar ndër ne siç është rasti edhe me këtë vepër që merret me rebelimin e të burgosurve shqiptarë në Nish.

Për veprën dhe personalitetin prej një shkrimtari e intelektuali të Ramadan Hazirit, folën edhe politoloku Ramush Tahiri e sociologu Enver Zhinopotoku. Ndërsa që promovimin e moderoi gazetari dhe poeti , Xheladin Rexhepi.

Karakteristike ishte se në këtë promovim, krahas dashamirëve të librit merrnin pjesë jo vetëm miq e shok të autorit të një brezi tashmë të moshuar por edhe ish të dënuar që bashkë me Bacën Danë, siç njihet zakonisht në këtë anë përjetuan burgosjet, torturat edha izolimet.

Për shkak të agjendës së ngjeshur, në vend të tekstit, po e jap atmosferën e këtij promovimi përmes fotove e xhirimeve të mija amatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat