Ja pse u bëra mistik?

Kultura

Ja pse u bëra mistik?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 maj 2018 Në ora: 21:33
Sulejman Mehazi

Miku im i dashur R. isha i detyruar të merrja këtë rrugë, e si  mos bre miku im R., kur dunjaja e kësaj bote njerëzore është e mbyllur  për mua dhe shpirtin tim!? Shumë e shumë herë gjatë jetës  jemi munduar,  të hyjmë e të zhytemi sikurse të tjerët diku thellë në këtë dynja, për çudi, s'mundemi e s'mund të depërtojmë askund, më duket se kjo botë është e ndërtuar për ta jetuar të tjerët, e jo unë dhe ti, mik i dashur R. dyertë e kësaj dynjaje për mua janë ose të mbyllura me fortifikata zandanesh të çelikta, ose  shumë të vogla për brendinë time të madhe shpirtërore, kështu që shpirti madh, nuk mund të depertojë askun në botën e vogël cinike e nënçmuese njerëzore.
Ec andej e këndej, ec para e drejt, ndalë e stop për mua e ty, sikur na thotë bota, ikni e shporuni për shkak se ju s'jeni të aftë për të jetuar.

Sikur më ka larguar e më thotë kjo botë, shporu prej meje , ik,  e pamundur të jetosh me mua.

Pra, mik i respektuar R. ju pyesim, ç'lumturi na jep kjo botë njerëzore e trazuar dhe e mbushur me gjera të shemtuara politike, sociale, arsimore, artistike, kombëtare?

Zëri i brendshëm imagjina-intuitive, ëndrrimtare-mistike na thotë, jo, ju s'jetoni  për interesat e turpshme  të kësaj bote të përlyera e ndyera me hipokrizi e gënjeshtra, me paturpësi morale, arsimore, kulturore, fetare e kombëtare; s'jetoni t'ju perkuleni të tjerëve, por vetëm Zotit, ju keni lindur brendësisht e jo jashtësisht,  në botën e brendshme të mrekullueshme mistike. Shpirti juaj ushqehet e gjallërohet me shkëlqime bukurishë qiellore e univerzale,  të padukshme e të fshehta mistike.

P. S.

TË MË BËHESH NUSE ME DUVAK T'SHKËLQYER

Ç'të kam bërë POEZI që s'më je e mbarë
sa të dua e të shkruaj të më jesh e parë.

Teleisur me figura, metafora qielli
prapë më je ti e dobët si copëza qelqi.

Frymëzuar e latuar me ngjyrë ari
të kam veshur e ushqyer me shije arti.

Me arome t'parfumosur unë të kam lyer
të më bëhesh nuse  me duvak t'shkelqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat