Dashuri e përkryer

Kultura

Dashuri e përkryer

Nga: Jan Kosova Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:06
Jan Kosova

Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Dashuri të përkryer nuk e besoj se mund të ketë
Mallë, vuajtje e gëzim  në shpirtin tim ndërthyer
Zemra do thjeshtësinë e dashurisë së vërtetë.

Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Miti i dashurisë së përkryer viteve  u shkatërrua
Dashuria jonë atë mit përfundimisht e ka thyer
Unë nuk dua të jem i përkryer, unë vetëm të dua.

Kurrë nuk kam ëndërruar një dashuri të përkryer
Se e përkryer është një vepër vetëm kur mbaron
Le të jetojë dashuria jonë një shekull e pa thyer
Le të mbetet një vepër  që kurrë nuk përfundon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat