Sot fillon ‘Java Artistike Studentore’ në Pejë

Kultura

Sot fillon ‘Java Artistike Studentore’ në Pejë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:42

“Java Artistike Studentore”, organizohet për herë të parë nga Fakulteti i Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” prej datës 25 maj deri më 31 maj.Përgjatë pesë netëve do të përforcojnë studentët e Fakultetit të Arteve dhe do të paraqiten instrumentistë, solistë, ansamblet (Kori dhe Orkestra) dhe studentët e regjisë.

Sipas njoftimit nga Universiteti për herë të parë organizohet një eveniment i tillë pranë kësaj njësie akademike dhe vije në vazhdën e paraqitjeve dhe pjesëmarrjeve të shumta të studentëve në koncerte dhe gara ndërkombëtare.

“Në natën e parë me 25.05.2018 do të paraqiten studentët e klarinetës klasa e Prof. asoc. Fatbardh Gashi, Natën e dytë me 26.05.2018 do të paraqiten studentët e Flautit dhe të regjisë, klasat e Prof. asoc. Dardane Nallbani dhe Profesor Isa Qosja, Natën e Trete me 28.05.2018 do të paraqiten studentët e Drejtimit Pedagogjik dhe Orkestra e fakultetit. Në ketë natë janë studentët e Prof. asoc. Mimoza Drançolli, Prof. ass. Syzana Jakupi, Prof. asoc. Besa Berberi, Ma. Shkumbin Krasniqi dhe Orkestra e fakultetit nën dirigjimin e Prof. Arifikmet Xhemaili.

Natën e katërt me 29.05.2018 do te paraqiten studentët e Saksofonit klasa e Ma. Dardan Gjinolli”, thuhet në njoftimin e Universitetit.Nata e pestë me datën 31.05.2018 do te jetë edhe nata përmbyllëse ku do te paraqitet Kori i fakultetit nën dirigjimin e Prof. asoc. Hysen Nimani”

Po ashtu në fund të “Javës studentore” do shpërndahen mirënjohje për bashkëpunëtor, mbështetës dhe student të dalluar.
Të gjitha koncertet do të fillojnë prej orës 18:00 në teatrin “ Istref Begolli ” Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat