Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit dhuron spektakël në “Cloud Festival”

Kultura

Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit dhuron spektakël në “Cloud Festival”

Më: 26 maj 2018 Në ora: 00:46
Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit

Festivali i Resë ose “ Cloud Festival”  ka sjellë emocione dhe argëtim për banorët e kryeqytetit pasi në kuadër të 2 vjetorit të instilacionit të Resë së Fujimotos, në këtë instilacion ka performuar Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit.

Trupa ishte e përbërë prej 12 vetash duke sjellë me vallet e tyre tradicionale një atmosferë të pazakontë në festivalin e Resë.

Image

E krijuar nga artisti Ahmed Saad Eddin, trupa ka shëtitur në shumë vende për të promovuar kulturën e tyre duke krijuar së fundmi edhe një trupë të përbërë nga fëmijët.

Performanca e trupës Kombëtare Folklorike të Egjiptit është mbështetur nga Ambasada e Egjiptit në Tiranë.

Ky është edicioni i dytë i festivalit të Resë, i cili përqendrohet kryesisht në artin performues duke sjellë për kryeqytetasit në 10 ditë programi, 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme duke përfshirë këtu 4 ansamble  shtetërore, një simpozium filozofik , performanca letrare si dhe kurse 2 ditore për karrierë në arte dhe koreografi./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat