Në bardhësinë e borës

Kultura

Në bardhësinë e borës

Nga: Dibran Demaku Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:25
Dibran Demaku

Në ujin kristalor
të rrjedhës së Drinit
në gazin fëmijëror
rrafshit të Dukagjinit.

në përrallën e lehtë
të gjyshit të gjyshes
në fluturimin e shpejtë
n`krah të dallëndyshes

në legjenden e fisit
të Gjergj Elez Alisë
në rrënjët e lisit
në sythat e lirisë

në ëndrrën e shpresës
mbirë e qelë mbi gur
në fjalën e besës
qëndisur në mur

në bardhësinë e borës
majë maleve të Rugovës
në akrepat e Orës
së Nënëloke Kosovës.

ai vjen i buzëqeshur
ndrinë si meteor
me vargje e rima veshur
përshëndetë me dorë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat