94 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të njëzetë

Kultura

94 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të njëzetë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 08:04
Franz Kafka

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat