Ministri Gashi viziton Qendrën Kinematografike të Kosovës

Kultura

Ministri Gashi viziton Qendrën Kinematografike të Kosovës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:47

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në takimin me drejtorin e QKK-se Arben Zharku shprehur përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashk edhe me lehtësirat financiare.Ministri uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendra Kinematografike këtë vitë të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më tshumë në vitet në vijim.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat