Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” fitues i vendit të -I- rë në festivalin mbarëkombëtar "Kaçaniku 2018" - Bota Sot
Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” fitues i vendit të -I- rë në festivalin mbarëkombëtar "Kaçaniku 2018"

Kultura

E shtunë, 22 shtator 2018

Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” fitues i vendit të -I- rë në festivalin mbarëkombëtar "Kaçaniku 2018"

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:12
Ansambli Gjilani

Ansambli Gjilani fitues i vendit te -I-rë ne festivalin ,,Kaçaniku 2018’’, ne këtë festival është paraqitur me këngë e valle popullore te pagatitura enkas për këtë feste ne Kaçanik, duke iu falënderuar  gjithë pjesëtarët e Ansamblit për angazhimin,sakrificën dhe kontributin e madh qe po japin ne sukseset e Ansamblit GJILANI,në veçanti Maestron Murat Ismajli dhe këshillin artistik te ansamblit për përkujdesjen artistike, me orkestrën profesioniste dhe këngëtaret e mirënjohur gjilanas: Avdi Latifi,Qemajl Musliu, Afrim Haziri,Nazim Gagica, Adnan Leka, Meti Maloku, Nehat Ferati, Suela Ismaili, Eronita Qerimi dhe Rinesa Zairi, Qemajl Musliu për realizimin e kolazhit te valleve.

Gjithashtu i urojmë edhe fituesit e tjerë, dhe falënderojmë organizatorin për pritjen dhe realizimin e këtij festivali të mrekullueshëm,sepse këto ngjarje kulturore janë shume te rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare, shkëmbimin e përvojave me artistet e te gjitha trevave tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test