Ndahen çmimet për skulpturë dhe pikturë në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Kultura

Ndahen çmimet për skulpturë dhe pikturë në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:31

Sot janë ndarë çmimet sipas konkursit mbarëkombëtar për fushën e skulpturës dhe pikturës në kuadër të 550-vjetorit të Vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Juria profesionale për vlerësimin e punimeve artistike në skulpturë, sipas konkursit mbarëkombëtar për fushën e skulpturës i shpallur nga komisioni ndërministror për shënimin e 5550-vjetorit të Vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe sipas kritereve për vlerësimin ka bërë zgjedhjen e tre krijuesve më të mirë me vlerësim unanim nga anëtarët e jurisë në përbërje të : Skënder Boshtrakaj – kryetar dhe anëtarët si Arjeta Miftari, Parim Kosova, Ibo Abdio dhe Ehat Oreshka.

Çmimi i parë shkoi për skulptorët Gëzim Muriçin dhe Agron Belaçori, çmimi i dytë ishte për Idriz Balanin dhe çmimi i tretë Luan Mulliqi.

Ndërsa çmimet për pikturë të ndara nga juria në përbërje të: Hajrush Fazliu, Refki Gollopeni, Pranvera Sylejmani, Drenusha Kryeziu dhe Gani Sunduri.Çmimi i parë shkoi për Idriz Berishën, çmimi i dytë Gëzim Muriçi dhe i treti Fatos Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat