Vijnë netët e filmit italian në Reja

Kultura

Vijnë netët e filmit italian në Reja

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:56

Mbrëmjet në kryeqytet ofrojnë një larmishëri aktivitetesh social-kulturore. Krahas koncerteve të shumtë të organizuar në sheshin Skënderbej, një numër i konsiderueshëm shfaqjesh po jepen pranë Parkut të Liqenit apo sheshpushimeve të ndryshme të Tiranës.

 

Tek Reja, ka nisur rrugëtimin “Netët e Kinemasë Italiane, që organizohet për të dytin vit radhazi në kryeqytet.Kinemaja italiane si nëpër Re, në kuadër të “Kino, Edu dhe Netë në Re”, do të vijojë rrugëtimin e saj të pasuar me filma të rinj çdo të martë deri më datë 31 korrik 2018, prej orës 21:00.

Ndërkohë, sot në mbrëmje, qytetarët e Tiranës do të mund të shohin tek Reja, filmin “Segreti”. Ngjarjet ndodhin në Venecia, kur Laura, një terroriste, vret një shok në momentin kur ai plagoset gjatë një sulmi ndaj një gjyqtari, shkruan ora news.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat