Poetja Zyba Hysa në librin që e promovoi kërkon që dashuria të jetë e lirë, pa dhunë e brumosur në paqe dhe lumturi...

Kultura

Poetja Zyba Hysa në librin që e promovoi kërkon që dashuria të jetë e lirë, pa dhunë e brumosur në paqe dhe lumturi...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:08
Ballina e librit me të ri vëllimit poetik me titull “Sikur” të poetes Zyba Hysa

Në recesionin e prof. dr.  Hamit Xheferit kushtua vëllimit poetik me titull “Sikur” të poetes Zyba Hysa, në mes tjerash thuhet: ” Poeti e lirikës të dashurisë dhe bujshmërisë të imagjinatave vërehet në vija të përbashkëta jashtëzakonisht të shprehjes të kulturës poetike të  një aktiviteti letrar mjaft të fuqishëm. Forca poetike e kësaj poete të vyeshme është e madhe, ndërsa mjeshtëria e të shkruarit të poezive është dukuri e veçantë e lidhjes thelbësore nëpërmjet fjalës së shkruar. Poezitë e Zyba Hyses janë mjaft interesante për lexuesin bashkëkohës të cila, kanë një gjuhë të qartë e të kuptueshme, me versifikacion të lirë, të lindura nën ndikimin e shprehjeve të fuqishme dhe ndjenjave më të thella intime. Kjo poete siç duket zuri hapin me rrjedhat bashkëkohëse poetike - letrare. Kjo nuk u përmbahet rregullave të ngurta të cilat e pengojnë krijimtarinë  e saj poetike, përkundrazi pranon trajtën e re moderne metrike, duke futur në përdorim disa mjete poetike. Për t’u shprehur me një teknikë të këtillë pietizmi ka në dispozicion një pasuri fjalësh sinonime. Mjeshtëria poetike e Zyba Hysës shihet tek ritmi dhe zgjedhja e fjalëve, të cilat përfshihen në skemën alternative të vargut, duke iu përmbajtur poetizoi të natyrshëm dhe përjetimit estetik. Atmosfera fisnike, por pikëlluese e poezive, mbështetet në shquarjen e jetës thellësisht të impresionuar dhe me frymëzime. Guximi, fisnikëria janë virtytet që e stolisin vargun poetik të saj. Ky efekt normal i poezisë me motiv dashurie është shfrytëzuar me mjaft mjeshtëri nga autorja, kështu që ajo ka krijuar një vepër me një formë poetike të rafinuar. Me shprehjen e thjeshtë dhe të fuqishme poetike i lë përshtypje të thellë lexuesit të sotëm. Ky vëllim poetik është shkruar në një frymë thellësisht lirike duke shprehur mendimin se njeriu në këtë  botë është vetëm synues, kurse vuajtjet dhe vështirësitë që e shoqërojnë në këtë rrugë e fisnikërojnë dhe e sjellin në përqafimin hyjnor. Kjo është kalueshmëria e të mirave dhe të këqijave të kësaj bote, kështu që në poezitë radhiten me ndjeshmëri pamjet e vështirësive, pësimeve, vuajtjeve, të begatisë dhe të famës. Krahas shumë mendimeve dhe ndjenjave të thella, vëllimi poetik me titullin  “Sikur” përmban edhe vargjet më të bukura të lirikës së dashurisë, në të cilat shtrohet pyetja e njohur retorike: “Ku është nami i kohërave të kaluara të dashurisë dhe në cilën strofkull gjendet sot?”. Kemi bindjen se poezitë e poetes së vyeshme Zyba Hysës do ta zgjojnë vëmendjen e lexuesve me detajet interesante dhe imtësitë tjera të rëndësishme të jetës së përditshme dhe me portretet mjeshtërore të karaktereve njerëzore. Vepra është pasur me shprehje e fjalë të cilat edhe sot e ruajnë kuptimin e vet. Kjo është një përmbledhje poetike, në të cilën përshkruhen skena nga jeta, mëkate dhe dobësi njerëzore. Si e tillë, vepra ka plot detaje interesante dhe është e shkruar me një stil dinamik, në të cilën arsyetohen simbolet e bashkimit mistik me zotin, siç janë: ngrohtësia, kënga dhe ëmbëlsia.

Poezia është një mendim i caktuar mbi ëndrrën e dëshiruar

Kjo poete dallohet veçanërisht me rrjedhën e menduar mirë të vargut poetik, për plot me skena të gjalla nga jeta e thjeshtë. Duket qartë se poetja ka shkruar për mjedisin nga e cila ka dalë, duke e përpunuar dhe poetizuar në mënyrë të lirë veprën poetike. Poezitë e Zyba Hysës për nga përmbajtja në librin të cilën e promovoi  ka temën e dashurisë së përjetuar jetësore, çastet zhgënjyese nga jeta e saj dhe momentet pasiononte të kësaj dashurie. Krijimet poetike të saj na duket se fillojnë pikëllim e protestë, kurse përfundojnë me qetësim dhe ngushëllim. Edhe pse poetja është munduar ndonjëherë me gjuhë të figurshme të shpreh ndjenjat e saj, kjo më së shpeshti ka zgjedhur rrugën e fjalës së drejtpërdrejtë dhe të qartë për çdo lexues që e adhuron sadopak poezinë. Nëpërmjet vizionit e përshkruan dhembjen e dashurisë e cila, si ndonjë thesar i çmueshëm, i ka rrëshqitur nga dora dhe ka tretur në dhe. Në ëndërr e sheh këtë dashuri dhe shëtit nëpër kopshtin magjepsë të parajsës tokësore. Kaherë sikur i shkon për dore ta kalojë lumin e jetës që i ndan këta të dy.

Gjuha poetike j është e kuptueshme me shumë pak metafora dhe figura stilistike. Ndjenjat e saj dëshiron t’i ndajë me  adhuruesit e saj edhe pse këto ndjenja çdo i dashuruar mendon se i ka përjetuar dhe mund të gjej veten aty. Poezitë e saja tha në vazhdim të fjalës së tij prof. Xhaferi  tha së janë të rrjedhshme e lehtë për ta kuptuar edhe pse ndonjëherë mund të na duket se përsëritet pothuajse në çdo poezi, duke na lënë nga një porosi që e veçon nga të tjerat. Thesari është poezi me vlera të larta estetike që, krahas ndjenjave të thella, shpreh edhe një kuptim më të thellë mistik. Kjo poete për nga serioziteti me të cilin e thotë porosinë e saj morale meriton respektin e bashkë kohanikëve të saj.

Image
Refleksion nga përhirimi i botimeve me te reja letrare të shkrimtares dhe poetes Hysa

Vëllimi poetik me titullin “Sikur” përmban vargjet më të bukura të lirikës së dashurisë

Në mesin e shumë  poezive duhet theksuar “Pranverë në vjeshtë”, ku autorja pikëllimin e saj e shpreh përmes rrezatimit të frymës së krahasimit. Me simbolikën e stinëve ajo tregon ndryshimin e disponimitë që rrjedh nga jeta e saj. Bukuria e jetës në ambient të hapur dhe dashuria fuqimisht e shprehur është frymëzim poetik i një vlere të qëndrueshme. Për të jo gjithmonë pranvera vjen e gëzueshme. Edhe përkundër stinës së hareshme të pranverës, njohja përkon me vjeshtën. Poezia me titull zemra” është me mesazh i qartë dhe me një përmbajtje të theksuar, pasi ajo jep menjëherë thelbin me fjalë të drejtpërdrejta që ekzistojnë mbase vetëm në imagjinatën e saj. Dashuria sipas poetes është me krah, ajo na çon në fluturim dhe na bën hyjni që faniten në ëndërr, duke i dhënë këtij sajimi një rëndësi të caktuar.

Poezia sipas  recensentit të librit prof. dr. Hamit Xheferit  është gjithë kuptim të cilat kanë në vetvete thelbin e mërzisë, pikëllimit për një dashuri që qan e vuan, gjithmonë duke përdorur krahasimin, si: ”si sytë e tokës janë oqeanet që qajnë. Autorja e librit   Zyba Hysa është e mbyllur dhe e kapluar e tëra në pritje. E tillë duket në vargjet e shkurtra të poezisë “Të pres”. Me fjalë të thjeshta dhe të kursyera poetja tregon për magjinë e bukur që quhet “Poezia”. Trajton një rrëfim të thjeshtë dashurie, por me përshkrime e poetizomë të shumta. Kjo poete e vyeshme  shkruan për të gjithë, për rininë dhe pleqërinë.  Poezia është jeta e saj, është magji dhe mrekullia e shpirtit të saj. Kënaqësinë e jetës e cila shijon nga gërshetimi i të dyjave. Për këtë fillim dashurie ajo kërkon të shihen, të flasin e të dashurohen. Gjithçka që poetja kërkon është guximi  në dashuri. Pa këtë guxim në dashuri ajo mendon se s’do të ketë sukses lidhja e filluar.          

Pra, ky është mesazhi poetik, guximi që fle në zemrën e saj. “Ëndrra” është pjesë e jetës, është pjesë e bukur dhe si të këtillë e do poetja, sepse personifikon veti njerëzore dhe zakonisht përmban porosi morale. Parandej, gjen forcë dhe këndon për muzën që i sjell shpresën për të ardhmen. Pa ëndrra dhe pa shpresa njeriu është i vdekur. Tash vetëm i kujton fatet e lumtura duke përsëritur moton se në këtë botë çdo gjë është kalimtare.  Pra poezia është një mendim i caktuar mbi ëndrrën e dëshiruar në një çast të caktuar. Poetja kërkon që dashuria të jetë e lirë, pa dhunë dhe e brumosur  në paqe dhe lumturi. E tillë është dashuria dhe e tillë duhet të jetë. Liria vjen mes dhunës dhe luftës thotë ajo, por dashuria s’është dhunë. Fjalët e bukura dhe të zgjedhura i përkasin dashurisë në poezinë “Dhunë dashurie”.

Pa dashurinë afër vetes s’ka gëzim, pa njëri - tjetrin s’ka dashuri, as mall dhe mërzi. Është një mesazh i poetes drejtuar lexuesit që kontakton dhe porosit përmes poezisë ”Fluturim pa kthim”. Porosia e saj është të kenë kujdes në dashuri, mos lejojnë t’u ik nga dora,  të kujdesen për te në atë mënyrë që ta kenë përherë afër vetes. Autorja jeton bashkë me dashurinë e saj, kontrollon ndjenjat e tij, i ndodhet gjithmonë pranë dhe kudo. E tillë është zemra e saj e “përgjëruar” gjithmonë me të si ”Zemra radar”. Përshkruan me sinqeritet dhe pasion dashurinë, për të cilën frymëzimin e merr nga jeta e vet personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat