Dizajnerët nga Kosova në ekspozitën e unifikimit të Koreve

Kultura

Dizajnerët nga Kosova në ekspozitën e unifikimit të Koreve

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:49
Ekspozita

Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre

Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani, ka apiluar me një poster të temës ekologjike të titulluar "Green Energy" dhe studenti tjetër Besnik Rexhaj ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Day of the better planet" dhe "Day of the dead planet".

Vlen të theksohet se të lartpërmendurit sapo kanë mbaruar studimet e vitit I-rë në Kosovo Art Academy në departamentin e Dizajnit grafik dhe Multimedias.

Ekspozita ndërkombëtare "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" është inicuar menjëherë pas pajtimit të dy Koreve, asaj Jugore dhe Veriore. Organizuar nga komuniteti i dizajnerëve në esencë kjo ekspozitë ka pasur disa kategori tematike si: Paqja, Uniteti, Liria dhe Ekologjia.

Ndërsa në thirrje gjithashtu kishte shpjegimin se Koreja e Jugut, e cila është  thurrur nga 155 milje tela me gjemba për 65 vjet pas marrëveshjes së armëmbajtjes në vitin 1953, tani duhet të hiqet tela me gjemba dhe të gjejë formën e saj origjinale. Imazhi që ju si dizajner do të dërgoni anembanë botës është për të mirën e unifikimit të Koresë.

Hwang Mansok dhe Byoung II Sun janë profesorë në universitetet e artit në Seul dhe të njëjtët kanë bërë selektimin e punimeve.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj dhe gjithashtu do të rihapet në disa qytete të Koresë Jugore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat