Festivali i Arkitekturës në Kosovë, pas një jave

Kultura

Festivali i Arkitekturës në Kosovë, pas një jave

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:38
Programi do vazhdojë edhe përgjatë muajit gusht dhe shtator me 2 ekspozita tjera, 2 punëtori dhe 3 ligjërata.

Përgjatë dy javëve të para të korrikut në Prishtinë do mbahen 12 ligjërata, 6 punëtori, 5 shfaqje të filmave, 1 ekspozitë, 2 promovime të librave, 1 debat dhe 1 sallon i librit.

Programi do vazhdojë edhe përgjatë muajit gusht dhe shtator me 2 ekspozita tjera, 2 punëtori dhe 3 ligjërata.

Këtë vit tema e festivalit është "Written Architecture" - "Arkitektura e Shkruar" dhe fokusi i ligjëratave, debatit dhe disa punëtorive do jetë mungesa e leximit dhe shkrimit kritik në arkitekturë, posaçërisht asaj lokale. Në sallonin e librit do të prezantohen disa nga shtëpitë publikuese më të njohura në botën e arkitekturës sikurse "DPR-Barcelona" "Actar" "Urban Next" dhe "Mies Foundation".

Të gjitha ligjëratat do mbahen në Kino Armata, çdo mbrëmje duke filluar nga ora 19.00. Salloni i librit dhe debati mbi shkrimin kritik do mbahet në Soma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat