Kati i parë i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, përmbytet nga shiu

Kultura

Kati i parë i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, përmbytet nga shiu

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:47

Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.

Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në funksion të kësaj emergjence institucioni njofton se do të qëndrojë i mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat