DokuFest shpall temën për edicionin e 17-të

Kultura

DokuFest shpall temën për edicionin e 17-të

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 11:56
Pamje nga video

Tema e reflektimit do të theksohet në edicionin e ardhshëm të DokuFest, i cili organizohet nga data 03-11 gusht në Prizren.

Përmes një njoftimi për media, ky festival ka njoftuar tema do të trajtohet përmes kampanjës së festivalit si dhe përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore.

Frymëzuar nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çka jemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat