Regjisor dhe shkrimtar i shquar shqiptar i përmasave mbarëkombëtare

Kultura

Regjisor dhe shkrimtar i shquar shqiptar i përmasave mbarëkombëtare

Nga: Baki Ymeri Më: 11 korrik 2018 Në ora: 00:04
Kopertina

Dibran Fylli është njëri nga regjizorët më të shquar shqiptarë, jo vetëm në Kosovë. Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi i Uçk-së), duke shkruar për njërin nga realizimet e tij, thekson: “Qëllimi kryesor që kërkon të na thotë Dibran Fylli në këtë sprovë, është: vetëm në kushtet e një lufte çlirimtare afrohet dhe bëhet një ideal i lartë dhe realiteti, vetëm në këto kushte ato arrijnë unitetin, krijojnë bazat për realizimin në praktik të idesë, që ndryshe i themi ideali kombëtar. Autori, duke qenë edhe vet një prej atyre idealistëve Jasharijanë, ka gjetur me të vërtetë fenomenet më të spikatura të historisë së Prekazit, duke e bërë atë pasuri të të gjithë popullit, duke edukuar miliona lexues shqiptarë dhe të tjerë.” Për regjizorin respektiv kanë shkruar me admirim një numër i konsideruar kritikësh të shquar të artit dhe letërsisë.

Dibran Fylli u lind në Açarevë të Skënderajt më 29.09.1956. Ka kryer Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, drejtimi Regji. Anëtar i Shoqatës “Migjeni” dhe revistës “Alternativa” në Lubjanë. Pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë. Pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998. Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së”  (5, 6 dhe 7 Mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE”). Shef i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002). Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“ - kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniçi - KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor). Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa e I-ë dhe II-të. Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë. I arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet-1365 ditë, (i liruar si i pafajshëm.) Jeton, vepron dhe krijon në Prishtinë.

Vepra të  botuara:

1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” Tiranë 1998

2. Argumente “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998

3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” Rilindja Prishtinë 2000

4. “edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006

5. “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci  të Tafrrukajve” komedi-humor, KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006

6. “Sharkia e Drenicës”,  KSH “Vorea UJKO”, Klinë 2007

7.  “1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezishë – LSHK (2012)

8. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë - LSHK (2013)

9. “edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – (ribotim ) LSHK (2013)

10. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit, monografi – PrishtinaPress (2013)

11. “Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht) “Meshari” (2014)

12.  “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015

13. “Lulëkuqet  e lirisë” - Çdo shesh një përmendore, antologji poetike - “Meshari” (2015)

14. “Fryma e Lirisë” poezi – Meshari 2016

15. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit, monografi (ribotim) – “Meshari” (2018)

Çmime letrare:

- Çmimi letrar “Metafora 1”, për poezinë “Në sheshin e lirisë” – (Për poezinë e lauruar, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik 2012)

- Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, poezia “Nderim para Legjendës”, (Vendi i parë, në Takimet e “Dom Mikelit 2012, në Stubëll)

- Çmimi i Diasporës, poezia “Çdo shesh, një përmendore” – (Vendi i parë, në Festivalin Ndërkombëtar të letërsisë, Besianë, 2013).

-Vendi i parë – Krijimtari letrare, (Konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014)

- Vendi i dytë – Manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës” 2014.

Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997/’99:

-Mbi 200 fotografi

-Mbi 400 minuta xhirime filmike

Filma të realizuar

-Film artistik në dy pjesë “Deri kur...?” (1996)

-Komedi „Kalanica e Kadiut“ (1996)

-Film i shkurtër “Qyteti i zi” (2014)

Role të realizuara:

-Filmi “Rrënjët” – Hazir Dema

-Filmi “Deri kur?” – Demë Sinani

-Komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci

-Filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai

-Filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën

-Filmi artistik i metrazhit  të gjatë “Azemi” – polici serb

-Filmi “Bodygard” roli i Ministrit

-Filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri Festivale ndëkombëtare)

-Filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri

-Filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar.

-Filmi “Koha e hakmarrjes”, babai

-Serial televiziv “Vendlindja ime” 2018

37 filma dokumentarë dhe 2 monologje:

1. „Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve

   (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)

2. „Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar

     (Prishtinë 29.09.1999)   

3. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)

4. Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001)

5. Dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001)

6. Dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares  (2001)

7. Dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)

8. Film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)

9. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)

10. Film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)

11. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)

12. Film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)

13. Dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)

14. Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)

15. Film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)

16. Film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)

17. Monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)

18. Film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)

19. Film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010)

20. Dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e karatesë në Kosovë)

21-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjatë sezonit (2010-2011)

34. Dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork

35. Dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork

36. Dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtines (2013)

37. Dokumentar “SHKENCËTARJA E GRAMATIKËS HISTORIKE” kushtuar Prof. Dr. Hava Qyqallës (2017). Adresa: Prishtinë, Rruga Salih Xhuka pn. Kodra e Trimave. Tel. +377 44 115411, email: [email protected]

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat