Modeli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ekspozohet në New York me arkitekten Patrisa Pruthin

Kultura

Modeli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ekspozohet në New York me arkitekten Patrisa Pruthin

D. Bunjaku Nga D. Bunjaku Më 11 korrik 2018 Në ora: 21:14
Arkitektja Patrisa Pruthi

Në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut është hapur ekspozita që sjellë arkitekturën Jugosllave të shpalosur në periudha të ndryshme.

Pjesë e ekspozitës është edhe maketa e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Arkitektja nga Kosova Patrisa Pruthi, studente e dalluar e The Cooper Union School of Architecture, Universitetit më prestigjioz të Arkitekturës në New York, me datën 10 korrik do të prezantojë punimin e saj për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Muzeun e Artit Modern të New York-ut.

Pjesëmarrja e Arkitektes Patrisa Pruthi, do të thotë shumë për shtetin e Kosovës, meqenëse për herë të parë një monument i Kosovës, prezantohet në një muze kaq prestigjoz siç është MoMA.

Modeli i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës i përzgjedhur në mesin e shumë monumenteve të tjera nga Ish-Jugosllavia, puna e saj njëvjeçarë do të gjejë vend në MoMA nga 10 korriku 2018 deri më 13 janar 2019.

Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të Arkitekturës Jugosllave. Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, 

Ekspozita retrospektive mes tjerashpo ashtu ka sjellë edhe kiosqet e njohura të kohës së Jugosllavisë, pjesë edhe në Kosovë, K67.

Mësohet se me mijëra kiosqe të tilla u shpërndanë nëpër tërë Jugosllavinë si një formë e re e arkitekturës së asaj kohe, edhepse nuk konsiderohet si një monument në vetvete.

7500 kiosqe të tilla u dizajnuan nga viti 1967 deri më 1999 nga slloveni Sasha Machtig. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat