Rigjenerimi urban dhe i peisazhit të qendrës së Fierit

Kultura

Rigjenerimi urban dhe i peisazhit të qendrës së Fierit

Marsela Koci Nga Marsela Koci Më 18 korrik 2018 Në ora: 13:26
Fier

Projekti eshte pjese e Programit Nacional te Ringjalljes se arkitektures urbane ne programin e qeverise Rama . Edhe qyteti i Fierit nje ure kalimi e domosdoshme mes jugut dhe pjeses tjeter te Shqipërisë qendrore perfiton nga ky rinovim. 

Projekti mban titullin, “Ri-Gjanica” pasi pjesa qendrore ku parashikohet te vihet ne pune projekti eshte ajo qe do te perfshije lumin Gjanic qe ndan ne dy pjese qytetin. Studio e arkitektures qe ka fituar konkursin nacional per ndertimin e kesaj qendre eshte MAU Architecture me me objektiv per nje te ardhme ballkanike ku perqendrohen shtete me prosperitet European dhe endrra per t’u bere pjese e BE perfshin perveç se reformat ne politike, ekonomi e drejtesi edhe ate te nje rigjallerimi urban sipas standarteve europiane ku arkitektura do te luaje me siguri nje rol shume te rendesishem. 

MAU, (Metabolsmo Architetonico Urbano) qe mes bashkepunotereve te tij ka edhe nje arkitekte te re shqiptare , pikerisht nga qyteti i Fierit, Amarda Velçani , ish studente ne Politeknikun e Milanos, me endrren qe ka çdo shqiptar neper bote te kontribuoje me diçka ne Atdhe dhe te aplikoje, nuk e ben Studion te mendohet gjate dhe eshte deçizive per hapjen e nje deve edhe ne Shqiperi. Nuk gabon Amarda , nuk gabon aspak as MAU Architecture dhe me punen e tyre arrijne te fitojne konkursin publik per nje nder qytet me te rendesishme te Shqipërisë. 

Gjanica parashikohet te trasformohet nga nje park mbeturinash ne nje hapesire publike ku lumi vete do te jete pjesa integruese e nje qyteti te rilindur. 

MAU Architecture propozon nje projekt te frymezuar ne nje nga modelet me virtuoze te rikualifikimit urban ne panoramen europiane si baze e nje planifikimi territorial

inteligjent që ka si qellim te perdore zgjedhje bashkekohore ne perputhje me ambjentin urban per te garantuar nje kualitet me te mire jetese per banoret e saj. 

Siç na shpjegon Andrea Michelini dhe Amarda Velçani qe perveç punes si arkitekt kurojne dhe aspektin e maredhenieve me publikun dhe mediat; -“ qellimi i projektit ishte te rindertonim qëndren e re te qytetit ku perfshihet sheshi kryesor, bregdeti dhe gjithçka perreth, duke mbuluar nje siperfaqe prej 60.000 mt2 ne linje me tendencat aktuale te rigjenerimit urban”. 

Strategjia e projektit ka si qellim te shtoje ata elemente specifik qe karakterizojne identitetin e Fierit per te rindertuar nje seri maredheniesh qe do te kushtezojne pozitivisht jeten e perditshme te banoreve. 

Lumi Gjanice do te kthehet keshtu ne nje element te vlefshem dhe aktiv per qytetin duke zhvilluar keshtu 

Ne te njejten kohe si qytetin dhe peisazhin natyral te tij me ura lidhese mes dy aneve te qytetit. 

Problemi kryesor i te gjitha qyteteve shqiptare eshte lindja spontaneo e subjekteve abuzive që nga viti 1997 ështe rritur dramatikisht, praktike kjo qe ka demtuar sidomos brigjet e lumenjve duke penguar pamjen dhe perdorimin e tyre siç ndodh edhe me qytetin e Fierit. 

Keshtu qe, intuita e pare ne gjenezin e projektit ka qene vullneti per te risjelle ne Gjanice rolin e tij natyral urban me objektivin per ta risjelle si nje gjenerator kryesor per qytetin. 

Prishja e ndertesave abuzive do te dhuroje nje vizion te nje hapesire me te gjere dhe rilidhja mes lumit dhe qytetit do te shihet jo vetem nepermjet prezences se nje plataforme te re urbane por edhe nepermjet lidhjes se tij me nje territor me te gjere dhe komplet drejt transparences, shikueshmerise, perdorimit dhe lidhjes me bregdetin. Nje lidhje e gjelber qe mundeson rinjohjen e nje kufiri te tejdukshem ne brendesi te ndertesave qe lidhen mes tyre duke permiresuar keshtu dukshem ndjesine vizive. 

 Raporti me kontekstin dhe strukturat e pranishme, karakteristikat e nje fizionomie te rrenjezuar te qytetit, do te kete pa dyshim, detyren e mbajtjes se bashku te nje sistemi lidhjesh mes (rrugeve antike, Katedrales, subjekteve te eres komuniste dhe ato te tanishme) me polet e nje zhvillimi urban. Qendra kthehet keshtu si nje amfiteater pergjate lumit i mbyllur mes dy urave duke j’u dhene keshtu mundesi njerezve te shijojne brigjet e lumit Gjanice dhe duke u kthyer ne nje hapesire publike bashkelidhese. 

 Si pjese e projektit Eshte edhe mirembajtja e rrugicave dhe e kopshteve pergjate lumit, nje proçes riorganizimi dhe rikualifikimi i hapesirave publike ne gjithe qytetin, do te lejoje perdorimin e biçikletave dhe qarkullimin e autobuzave urban qe do te sjelle ne nje ndryshim te tendencave te qytetareve ne vënd se te perdorin makinat. Hapesira publike eshte e konceptuar keshtu si nje katalizator per permiresimin e subjekteve te pranishme dhe rritjen e aktiviteteve te reja ekonomike, ndersa krijimi I nje korsie te mbrojtur pergjate sistemit te parkut linear do te beje te mundur te pershkosh te gjithe qendren hostorike. 

 Rruget, sheshet, parqet dhe hapesirat publike ne pergjithesi s’do te bene vetem element funksional por edhe nje komponent fondamental i imazhit dhe identitetit te qytetit. 

Projekti sapo ka filluar do te kemi mundesi te ndjekim hap pas hapi punimet duke qendruar ne kontakt me MAU Architecture qe para disa ditesh ka kryer disa takime frytdhenese edhe ne Kosove.  

I pergezojme per punen e kryer vullnetin dhe deshiren per perfeksionin ne detaje qe keta te rinj me vizion ballkanik  kane!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat