Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha vijnë si piktura të mahnitshme në ekspozitën e Dëfrim Jupës

Kultura

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha vijnë si piktura të mahnitshme në ekspozitën e Dëfrim Jupës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:58

Mbrëmë është mbajtur ekspozita personale e piktorit, Defrim Jupa.Kjo ekspozitë e mbajtur në Monet Art & Gallery, ka sjellë punimet e fundit nga piktori i jashtëzakonshëm nga Kosova.Ai me anë të artit abstrakt të pikturimit solli anën e bukur të femrës.

Ndër pikturat e realizuara në mënyrë fantastike janë edhe ato të “çikave tona”, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës.Tri yjet shqiptare tashmë kanë pikturimin e tyre të jashtëzakonshëm në ngjyra të gjalla.

Vet piktori thotë se kjo ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës së tij.“Eventi i djeshëm ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës time, pasi që ka qenë edhe ekspozita ime e parë që për mua është ndjenjë e veçantë për faktin që shënon një fillim të realizimit të ëndrrave të mia”.

“Pjesëmarrja ka qenë e mahnitshme dhe atmosfera ishte shumë e mirë”, u shpreh piktori.Prezent në këtë ekspozitë ishin artistë të njohur si Blerta Syla, Veli Blakçori, Merita Maloku, e personalitete të ndryshme nga skena politike.Kjo është hera e parë që artistë shqiptarë sjellin të rikrijuar në pikturë me ngjyra të gjalla yjet botërore shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat