Comoedia (1930) / Aleksandër Moisiu : “Teatri është art për të rinjtë, t’u lëmë vendin atyre !”

Kultura

Comoedia (1930) / Aleksandër Moisiu : “Teatri është art për të rinjtë, t’u lëmë vendin atyre !”

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të mërkurën e 24 shtatorit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me tërheqjen nga skena e teatrit të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, tekstin e plotë për publikun shqiptar :

Aleksandër Moisiu, ndërsa ishte në Vjenë, i shprehu mendimet e tij një miku gazetar :

“Teatri — tha ai — është art për të rinjtë. T’u lëmë vendin atyre ! Unë do të doja që lamtumira ime prej aktori të koinçidojë me premierën e ardhshme të shfaqjes sime të parë.”

Sepse Aleksandër Moisiu është autori i një drame të cilën do ta vë në skenë. Pra, në Gjermani dhe Austri janë skeptikë për këtë pension të parakohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat