Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i ndahet Muslim Mulliqit – post mortem

Kultura

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i ndahet Muslim Mulliqit – post mortem

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 21:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot për herë të parë ndau çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”.

Përmes një ceremonie në ambientet e MKRS-së, ky çmim u tha se do të bëhet tradicional, ndërsa laureatët thanë se ky çmim është dashur të krijohet edhe më herët.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore iu nda Muslim Mulliqit – post mortem ndërsa Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu nda akademik Xhevdet Xhafës.

Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor iu nda Fatmir Krypës.

Pas ndarjes së çmimeve, erdhën falënderimet nga familja Mulliqi ndërkaq akademik Xhevdet Xhafa u shpreh shumë falënderues për vlerësimin e artit të tij nga të gjithë, duke e pas parasysh qe ka shumë vepra të mëdha në këtë fushë.

Çmimin e parë, në emër të familjes e mori gruaja e Muslim Mulliqit, Resmie Mulliqi e cila shprehi dëshirën e saj që kjo iniciativë e ministrit Gashi të vazhdojë edhe viteve tjera.

“Jemi të interesuar që ta mbështesim artin pamor. Ky çmim që jepet për herë të parë sot është dëshmi që ne respektojmë njerëzit që punojnë me artin pamor”, tha ministri Gashi në fjalimin e tij.

Dy çmimet e para kanë marrë shpërblime në vlerë financiare prej 5 mijë euro, ndërsa çmimi i tretë në vlerë prej 3 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat