Elina Duni - "Këngë të dashurisë dhe mërgimit" në Pejë

Kultura

Elina Duni - "Këngë të dashurisë dhe mërgimit" në Pejë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 08:03
Elina Duni

Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar.

Me tingujt e saj unik të gërshetimit te tradicionales dhe jazzit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar.

Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records.

Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kureshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës.

Për këtë projekt, Elina Dunit do t'i bashkëngjitet kitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez.

Performanca e Luft përmban oshëtime të Afrikës Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.

Më 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat