Hollywood kritikon kategorinë e re të Oscar

Kultura

Hollywood kritikon kategorinë e re të Oscar

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:11
Ylli i “West Wing”, Rob Lowe, ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes Twitter.

Lajmërimi për një kategori të re të çmimeve Oscar atë për “filmat e popullarizuar” nuk po pëlqehet në Hollywood.

Akademia bëri të ditur të mërkurën se ka shtuar këtë kategori, kështu duke hapur dyert për filmat si “Black Panther”, “Mission Impossible: Fallout” e “Mamma Mia: Here We Go Again”, në ndarjen e çmimeve të radhës.

Ylli i “West Wing”, Rob Lowe, ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes Twitter.

“Industria e filmit ka ndërruar jetë sot” ishte shkrimi i tij.

Ai nuk ishte figura e vetme në këtë industri që ka kritikuar ndryshimin.

Aktori dhe skenaristi Andy Richtes ka thënë “me në fund Oscar do të ndaje statuja bazuar mbi popullaritetin në mënyrë që paratë e box office të mos ngelin të vetmuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat