Prushi i lotëve të gushtit

Kultura

Prushi i lotëve të gushtit

Nga: Gëzim Muçolli Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Nata e gjatë e zënë n’gusht

Shkund qiellin e lodhur nga vapa

Kalon yjet në sitën astrale

Një nga një fik zjarrin e tyre

Me lotët e shenjtorit Lorenc

Kaq dritë shkëndijash

Nëpër terr vezullojnë habitshëm

Mes dëshirave të pazbuluara

E nuk ikin por i afrohen tokës

Si ëndërr e kaluar dje

Edhe unë kujtoj natën e sontme

Të kem ardhur yllësisht i qetë

Drejt të nesërmes 

Në dëshirat e urimit të

Ditëlindjes time...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat