Gashi: Do të formojmë Komision për menaxhimin e planeve arkeologjike

Kultura

Gashi: Do të formojmë Komision për menaxhimin e planeve arkeologjike

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:34
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi,

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar sot lokalitetin e Dresnikut, për të parë nga afër punimet që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës atje.

Ministri Gashi ka thënë se përmes kësaj vizite, ka dashur t'i shohë punimet nga afër dhe të njoftohet me nevojat që ka stafi i arkeologëve.

Gashi: Jemi të interesuar të formojmë Komision për menaxhimin e planeve arkeologjike    

"Është një prej lokaliteteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe në këtë kuadër jam shumë i interesuar që me komunën, autoritetet lokale të bashkëbisedojmë edhe për çështjen e pronave, t'u e pasur parasysh që pronat janë private, dhe në të njëjtën kohë jemi të interesuar që bashkë me institucionet përkatëse të formojmë edhe Komisionin për hartimin e planit të menaxhimit, jo vetëm për lokalitetin e Dresnikut, por edhe për pjesët tjera. Edhe ajo që është shumë me rëndësi, si ministër, si Ministri e Kulturës, jemi shumë të interesuar që gjitha gërmimet që po ndodhin në të gjitha lokalitetet, sikur në Dresnik, Ulpianë, të ndajmë edhe mjete shtesë nëse paraqitet nevoja, në mënyrë që në koordinim me planin e punës që kanë këto institucione, por edhe rezultate, sepse e kam thënë edhe në fillim, të gjitha projektet dhe të gjitha institucionet vartëse të Kulturës dhe të Trashëgimisë Kulturore, të sjellin rezultate që kanë suksese", ka thënë Gashi.

Vitin 2018, Gashi e ka quajtur si viti të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa Elvis Shala, udhëheqës i këtij projekti, ka treguar se MKRS po i financon punimet që shtatë vite, dhe ka thënë se nëse investimet vazhdojnë, ky lokalitet do të bëhet një pikë turistike.

 Ai ka thënë se në bazë të punimeve, mendohet se ky ka qenë rezidencë e Perandorisë Romake.

Shala: Së shpejti do të zbulojmë stadiumin dhe monumente tjera në Dresnik

"Pjesa kryesore është rezidenca e fund shekullit III dhe me gërmime të deri tashme e dimë për ekzistencën e murit rrethues, pallati numër 1 dhe pallati numër 2. Të gjitha këto struktura, janë kry gërmimet dhe konservimet, tash presim në vitet e ardhshme të zbulojmë edhe stadiumin edhe monumente tjera përcjellëse", ka thënë Shala.

Në Dresnik aktualisht po bëhen gërmime për një pallat historik. Në vizite kanë qenë edhe drejtori i Institutit Për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Enver Rexha, edhe drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të këtij instituti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat