Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar sot Kalanë e Vuçakut, në afërsi të Drenasit, në të cilën janë duke u zhvilluar punime arkeologjike.
Ministri Gashi e ka cilësuar si një projekt i cili po sjell rezultate të rëndësishme, dhe ka thënë se Ministria e Kulturës do të përkrahë vazhdimisht projekte të tilla.
Ndërsa profesori dhe arkeologu Shafi Gashi, ka treguar se kjo kala daton qysh nga periudha e neolitit të vonë dhe ka thënë se kisha e cila gjendet në këtë objekt, është ndër kishat e para të ndërtuara në Dardani gjatë shekullit IV.
Gjatë ditës së sotme, Ministri Gashi ka vizituar edhe Lokaltitetin e Dresnikut, në të cilin po zhvillohen po ashtu punime arkeologjike.