Shqiptarët, sado “të ndarë”duhet “të ecin të bashkuar

Kultura

Shqiptarët, sado “të ndarë”duhet “të ecin të bashkuar

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:57
Dr.Nijazi Halili

Kujtimet nga ligjërata me ish Akademikun e ndjerë Esat STAVILECI, me 2004 në Pallatin Asim Vokshi-Gjakovë! Ishte një  periudha kohore e vitit 2004 ku isha i ftuar në cilësinë e mikut në një tryezë politike e cila po mbahej në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakove, që mua po më shoqëroj Profesori i ndjerë Durmish Rizvanolli.

I nderuari akedmik Esart Stavileci, kishte një porosi që shqiptarët kanë kaluar nëpër histori shumë të hidhur e që duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të ardhmen e tyre, si popull dhe si komb. Ata duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm se këto janë “kohë dramatike”, me mundësin e “marrjes së vendimeve afatgjate”. Vendimet “e mëdha”, ç’është e vërteta, edhe merren për periudha të mëdha kohore. Duhet të jemi të kujdesshëm se si do të pozicionohemi sot si popull dhe si komb, sepse nga ai pozicionim do të varet e nesërmja jonë.

Prandaj, një prej porosive të profesorit Stavileci ishte që jo vetëm të ndryshojmë fjalorin politik shqiptar, por edhe ta unifikojmë atë. Unifikimin e fjalorit politik nuk do ta arrijmë, për derisa nuk i bashkërendojmë veprimet dhe për “çështjet madhore”nuk ndërtojmë qëndrime të përbashkëta dhe për derisa nuk angazhohemi për mbështetjen e tyre.

Shqiptarët, sado “të ndarë”duhet “të ecin të bashkuar”. Në këtë “ecje” që nuk do të jetë as e lehtë dhe as e pamundimshme, veprim i parë duhet të jetë pikërisht përpjekja , të shprehem figurativisht për “t’iu përmbajtur një fjalori”, meqë, edhe ashtu, kemi një gjuhë.

 E konsideroj si të domosdoshëm për momentin nëpër të cilin po kalojmë harmonizimin e fjalorit politik, në mënyrë që të jemi më të qartë në kërkesat tona.

Kujtime nga Akademik Esat Stavileci, 2004 Gjakovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat