Kredoja, narracioni, invencioni, potencioni dhe intencioni i njohur intelektual dhe profesioinal....

Kultura

Kredoja, narracioni, invencioni, potencioni dhe intencioni i njohur intelektual dhe profesioinal....

Nga: Agron Shabani Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:55
Agron Shabani

Platoni i Madh që në Antikë deshironte të sillte rregull, qetësi  dhe qartësi në mendjet tona. 

Ai gjithashtu tregoi se gjykimi i shëndetshëm dhe racional sikur janë "bërë shoshë" prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme. Idetë, idealet dhe vizionet e njohura popullore ose qytetare për dashurinë, famën, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin , mirësinë, drejtësinë dhe barazinë e preferuar njerëzore ose qytetare,  thjeshtë nuk i qëndrojnë më realitetit, ndërgjegjës dhe arsyes. Gjegjësisht, praktikës ose përditshmerisë jetësore. 

Ndërkaq, thelbi ose esenca e filozofisë platonike përmblidhet nën komandën: "Njeri, njihe dhe pranoje vetveten"! 

Pra:  mendo, vepro, puno dhe reago me më shumë mençuri dhe maturi. 

Edukata, kultura, emancipimi, morali dhe disiplina, bartin çelësin ose formulën e zhvillimit ose personalitetit tuaj. Të zhvillimit ose personalitetit tonë. Për dikënd ndofta kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme ose paradoksale dhe anakronike?
Platoni mendonte diametralisht të kundërtën. Ai dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie në mënyrë shumë më pak 'luftarake' dhe krenare me njeri tjetrin. Duke pranuar se nuk jemi të plotë ose komplet pa njeri tjetrin në diversitete të ndryshme ose polaritet. Ne duhet të mësojmë nga njeri tjetri për gjëra të reja. Kjo do të thotë që ne nuk duhet t' u rezistojmë përpjekjeve ose qëllimëve të sinqerta për të korigjuar ose përmirësuar njeri tjetrin.

U mor vesh se të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe vlera të larta shkencore, intelektuale, profesionale, intelektuale dhe të tjera që i quajmë tejet të rëndësishme, kruciale ose kardinale. Sigurisht.

Se këndejmi, me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë pozite, rangu, niveli, statusi ose funksioni intelektual, profesional, shoqërorë, qytetar ose politikë keni, çfarë kariere dhe profesioni keni, çfarë familje, rrethi, atmosfere ose ambienti të përgjithshëm jetësorë, shoqëror, qytetar ose politik  keni përreth vetës etj. Të gjitha këto janë gjëra ose çështje kyçe në jetën tonë. Kariera, profesioni, pozita, statusi, funksioni, familja, mirëqenia, mirëshëndeti dhe lumturia e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, pasuria, modeli pesëfaktorial, pamja e jashtme ose estetika e përgjithshme dhe kështu me radhë.  Gjërat e bukura dhe me vlera të larta morale, intelektuale, profesionala dhe të tjera na i edukojnë zemrat, mendjet dhe shpirtërat tonë. Në to ne shohim një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive që na kanë munguar aq shumë dikur. Na mësojnë të jemi të urtë, të qetë, të sjellshëm, të butë, racional, harmonikë, të ekuilibruar, paqësorë, të fortë, dinjitozë etj... Këto janë cilësi, atribute, prerrogative ose vlera të njohura të njerëzve të privilegjuar dhe me fat që i kanë zgjedhur ose preferuar fati, kushtet ose rretnanat e caktara shoqërore, qytetare, politike, shkencore, intelektuale, profesionale, ushtarake (luftarake), historike, patriotike etj. 

Ne ekzaltohemi dhe emocionohemi shumë kur i hasim ose takojmë vlerat dhe cilësitë e larta për të cilat kemi nevojë, por të cilat na kanë munguar ose na mungojnë aq shumë në jetë.  Ato na ftojnë të ecim (levizim) dhe zhvillohemi në drejtimin e tyre, për t’u bërë si ato . Edukata, kultura, arsmimi (emancipimi), morali, disiplina, kontrolli, vetkontrolli, etj.
Arroganca, mediokriteti, padituria, cinizmi, injoranca ose shëmtia e përgjithshme, gjithashtu janë një problem i madh dhe tepë serioz, për arsye se ato ju (na) vëjnë përpara sprovave (sfidave) dhe karakteristika të rrezikshme dhe tepër të dëmshme. Na inkurajojnëqë të jemi të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, brutal, iracional, nebuloz, skizofrenik, stupid, malicioz, infantil, patologjik, skizofrenik etj.  Dhe kjo na e bën akoma më të vështirë për t'u bërë të mençur, të ditur, të njohur, të butë,  të qetë, të urtë ose racional. 
Ndryshe nga kjo, është detyrë ose obligim i elitave të njohura shkencore, intelektuale, kulturore ose politike që t' iu ndihmojnë të tjerëve për të jetuar më mirë dhe më të lumtur. Nuk është aspak paradoksale nëse elitat ose prominencat (superstrukturat) e njohura shkencore, kulturore ose intelektuale, mund t' i ndihmojnë të tjerët për të jetuar më mirë me anë të stimujve, shëmbujve, motiveve, argumentëve, provave, fakteve ose cilësive joshëse dhe atraktive në forma dhe profile të ndryshme bindëse, kuruese, ataraktive, inkarnative, satisfaktive etj.

Ata mund t' ju garantojnë ose sigurojnë se si forca ose fuqia e gjykimit, vendimit, reagimit ose reaksionit tuaj, mund të përdoren me mençuri dhe maturi . Kjo zatën ishte edhe arsyeja kryesore pse Platoni dhe Aristoteli besonin dhe ishin të bindur se krijuesit e zhanreve ose fushave të ndryshme së bashku me politikanët, duhet të punojnë nën komandën e filozofëve ose njerëzve të ditur, të cilët do duhej  t’u japin atyre ide, ideale dhe vizione të reja dhe të drejta, duke iu kërkuar vazhdimisht atyre që t’i bëjnë ato sa më bindëse, joshëse dhe popullore në drejtim të lartësimiit të së mirës ose njerëzores.

Platoni besonte me bindje dhe pasion të madh në arsimim, edukatën dhe kulturën, por Ai gjithashtu deshironte t´i rifokusonte ose riaktualizonte edhe moralin, desiplinën,  vetkontrollin dhe kurrikulën. Gjërat kryesore që ne duhet t´i mësojmë nuk janë vetëm matematika, drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria. Jo, por ne kemi nevojë për të mësuar akoma më shumë mbi kurajon, vetëkontrollin, ndërgjegjën, arsyen, lirinë, pavarësinë, patriotizmin, qetësinë, urtësinë, maturinë, moralin, disiplinën etj.  

Për t'i vënë në praktikë idetë, idealet, vizionet dhe teoritë e lartërmendura shkencore ose filozofike, Platoni atëbotë e ngriti ose themeloi Një Shkollë të famshme, të njohur dhe të quajtur- Akademia e Athinës, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu për më shumë se 400 vite rrjesht. 

Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më pak, pos asajë si të jetonin dhe vdisnin si njerëz. 

Është tepër interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e ndryshme shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovën e sotme "moderne" ose "bashkohore",  i kanë nxjerrur jashtë ligjit ose nuk i përfillin fare etikën, higjienën, disiplinen, edukatën dhe kulturën e njohur intelektuale dhe profesionale së bashku me etikën dhe estetikën e njohur institucionale, konstitucionale dhe funksionale ose kadrovike.

Po t' iu kërkonte sot dikush studentëve ose profesorëve kosovarë të mësojnë, studiojnë ose reflektojnë mbi disiplinat e lartëpërmendura shkencore ose metodologjike, sigurisht se do i thërrisnin në ndihmë policinë së bashku me punonjësit e neuropsikiatrisë ose psikologjisë klinike. Duke të quajtur njeri tëçmendur, iracional, të demoduar etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat